Panorama Sport (Albania)

"Djalin e topave e doja në festë, por m'u zhduk"

-

Zhoze Murinjo foli për admirimin e tij për djemtë që mbledhin topat në konferencë­n për shtyp pas përmbysjes spektakola­re të Totenhemit ndaj Olimpiakos­it. Një nga djemtë e rinj të "Spërsave" luajti një rol vendimtar në golin e barazimit 2-2 të Herri Kejnit në stadiumin e Totenhemit. Me londinezët që ishin duke u mundur 1-2 nga helenët, djaloshi veproi shpejt gjatë një rivënieje anësore të vendësve, duke i dhënë topin Serzh Oriesë. Mbrojtësi gjeti Lukas Mourën me rivënien e tij dhe braziliani krosoi për Kejnin, i cili barazoi shifrat e një ndeshjeje që anglezët në fund do ta fitonin 42 dhe siguronin biletën në 1/ 8-at pas Bajernit në grupin e tyre. Mou iu afrua, i dha dorën dhe e falënderoi djaloshin dhe më vonë në konferencë tha: "Unë i dua djemtë inteligjen­të. Ai e lexoi ndeshjen dhe dha një asist. Unë në moshën 1016 vjeç isha një mbledhës shumë i mirë topash dhe ai ishte i tillë gjithashtu. Ai po lexonte ndeshjen dhe nuk i kishte sytë nga tribunat. Doja ta ftoja në dhomën e zhveshjes për të festuar me lojtarët pas ndeshjes, por ai ishte zhdukur". Tekniku portugez përfitoi nga rasti për t'i kërkuar edhe falje mesfushori­t të tij Erik Daier, të cilin e zëvendësoi në minutën e 29-të, për të ndryshuar formacioni­n e tij me Totenhemin që gjendej në disavantaz­h të dy golave në shtëpinë e vet përballë grekëve: "Gjëja e parë që dua të them është të them publikisht atë që bëra në dhomën e zhveshjes, që i kërkova ndjesë Erik Daierit. Nuk është kurrë e lehtë për një futbollist, por e bëra për skuadrën. Nuk ishte se Erik po luante keq. Ishte për ekipin, që të kishte zgjidhje të tjera. Më duhej një lojtar i dytë me Dele Alin që të hynte në xhepa dhe për këtë më duhej vetëm një mesfushor shkatërrue­s, kështu që duhet të zgjidhja mes Daierit dhe Uinksit. Ka të bëjë me skuadrën, jo individin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania