Panorama Sport (Albania)

Mbape “prezantohe­t”, por Marselos i pëlqen Nejmari

Mbrojtësi, elozhe sulmuesit: Ti luan më mirë sesa Kilië

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kilië Mbape u prezan tua në “Santiago Bernabeu”. Kundër Realit të Madridit bëri një ndeshje të mirë dhe shkëlqeu më shumë sesa shokët e tij në fushën e lojës. Shënoi një gol që i hapi rrugën e përmbysjes skuadrës franceze në fundin e ndeshjes. Kilië ishte spektakola­r me topin në këmbë duke dhënë 40 pasime të sakta nga 45 në total. Për më tepër ishte shumë i disiplinua­r kur nuk e kishte topin në këmbë duke bërë 5 rikuperime. Ishte sulmuesi që rikuperoi më shumë se kushdo lojtar tjetër në repartin e tij. Kampioni i botës ishte ai që goditi 3 herë portën e kundërshta­rëve, nga 8 në total që bëri ekipi francez. Ndeshja që zhvilluan këta të fundit ishte “gri”, por ai shkëlqeu në fund dhe i dha pak ngjyra. Bëri që tifozët madrilenë ta adhuronin nga afër dhe të ëndërronin që shumë shpejt ai do të veshë fanellën “galaktike”. Zinedin Zidan gjithashtu e pa “dashurinë e tij” që të shkëlqente në stadiumin ku ka bërë histori dhe pret ta përqafojë sezonin e ardhshëm. Ky ishte një prezantim spektakola­r i Mbapesë në Madrid. Serxho Ramos e përqafoi në fundin e

ndeshjes, si një mënyrë e mirë për t’i dhënë mirëseardh­jen. Tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit e duartrokit­ën në fundin e ndeshjes dhe ai në rrjetet sociale iu përgjigj po me të njëjtën mënyrë.

MARSELO- Mirëpo, një nga senatorët e skuadrës,

Marselo, duket se preferon Nejmarin përpara Mbapesë dhe këtë gjë ia ka thënë në mënyrë të hapur përpara ndeshjes Real-Paris. Ata po bisedonin me njëri-tjetrin në tunelet e stadiumit, në zonën përpara daljes në fushën e lojës. “Ti luan më mirë sesa

Mbape”, janë fjalët që Marselo i ka thënë Nejmarit dhe i kanë kapur kamerat e “Movistar”. Dy brazilianë­t kanë raport të shkëlqyer me njëritjetr­in dhe sigurisht që do të donin të luanin bashkë me fanellën e Realit të Madridit. Edhe Nejmar është lakuar

shpesh si një nga futbollist­ët që mund të luajë te Reali, por Perez nuk tentoi kurrë që të firmoste me të, për shkak të kostove të larta që ka ky transferim dhe sepse nuk dëshiron që të prishë marrëdhëni­en e mirë që ka me presidenti­n Naser Al Khelaifi.

 ??  ?? Serxho Ramos dhe Kilië Mbape pas ndeshjes në Madrid
Serxho Ramos dhe Kilië Mbape pas ndeshjes në Madrid

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania