Panorama Sport (Albania)

Zidan: Firmos për të luajtur gjithmonë si ndaj PSG-së

-

Zinedin Zidan ka mbetur shumë i kënaqur nga ndeshja që zhvilloi Reali i Madridit kundër PSGsë. Trajneri francez thotë se ekipi i pëlqeu dhe futbolli që bëri ishte spektakola­r. ANALIZA- “Largohem nga kjo ndeshje me bindjen se luajtëm mirë. E rëndësishm­e është që po vazhdojmë të rritemi nga ndeshja në ndeshje. Lojtarët meritonin ta fitonin këtë sfidë, por nuk më pëlqen ta them këtë sepse duhet të luajmë 90 minuta dhe jo vetëm aq... Bëmë një ndeshje të madhe dhe jam gati të firmos që të luajmë kështu çdo ditë”.

PËLQIMI- “Më pëlqeu thuajse gjithçka. Luajtëm me ritëm, bëmë futboll të bukur dhe ishte një ndeshje spektakola­re. PSGja gjithashtu bëri një ndeshje mjaft të mirë”.

GABIMET- “Ky është futbolli dhe nuk duhet të surprizohe­mi. Nëse luajmë në këtë mënyrë, nuk do të ndodhë asgjë. Sigurisht që është e dhimbshme, por do të qëndroj me mendimet e mira për atë që bëmë”. PUBLIKU- “Duhet ta falënderoj sepse ishte spektakola­r. Unë aty në pankinë u argëtova dhe mendoj se tifozët gjithashtu”. ISKO- “Nuk do ta them kur e mora vendimin që do të luajë Isko, por ai ashtu si gjithë të tjerët ishte spektakola­r dhe fenomenal. Mendoja të aktivizoja një lojtar më shumë në linja sepse në atë zonë do të ishim superiorë. Isko bëri shumë mirë me Hazardin dhe Benzemanë. Ishte e parashikua­r dhe ai na jep mundësinë për të bërë disa lëvizje në skemë dhe në formacion”.

MBAPE- “Bëri ndeshjen e tij dhe shënoi. Nuk mund të them asgjë më shumë sepse është një lojtar i një skuadre tjetër”. VALVERDE- “Po rritet ashtu si pjesa tjetër e futbollist­ëve. Jam i kënaqur me progresin që ka bërë gjatë kësaj kohe”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania