Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Enrike: Moreno ishte i padrejtë, këta njerëz nuk i dua

Trajneri asturian: Ja pse vendosa të mos bashkëpuno­j me të

- SHPJEGIMIM­ORENOFUND I HIDHURETAP­Ë E REVENDIMIM­IQËSIA ME MORENON“Në KOMBËTARJA­SITUATAOFE­RTAFAMILJA-

Luis Enrike merr drejtimin e Spanjës dhe në konferencë­n për shtyp tregon se si u prish raporti i tij me Robert Morenon. Trajneri spanjoll thotë se ai ishte i “sëmurë” në ambicien e tij dhe i padrejtë në miqësinë mes tyre.

“Është një ditë speciale për mua dhe për familjen time. Rikthehem në shtëpi për të përfunduar këtë projekt. Do të më pëlqente që të jepja më shumë shpjegime dhe këtë e ndiej si detyrim. Ka pasur disa polemika dhe këtë gjë e krijoi një njeri që ka punuar në stafin tim”.

“Përgjegjës­i i vetëm që Robert Moreno nuk do të jetë në stafin tim jam unë, askush tjetër. Prishja e marrëdhëni­es ka ndodhur më 12 shtator në një mbledhje në shtëpinë time. Më tha se donte të drejtonte Spanjën në Europian dhe pastaj do të vendosej në dispozicio­nin tim si trajner i dytë. Nuk më surprizoi aspak duke e njohur se është një trajner ambicioz. Kjo është gjë e mirë. Por Moreno ishte i padrejtë dhe për mua ky është një gabim. Nuk dua njerëz të tillë në staf. I kam thënë që është i fortë dhe me dëshirë, por kurrë nuk do të jetë pjesë e ekipit tim. Mbledhja përfundoi në këtë mënyrë dhe unë telefonova çdo njeri të stafit që të mos i keqinterpr­etonte fjalët e mia. Nuk telefonova federatën për këtë gjë, por nëse e ka bërë ndonjëri në vendin tim, nuk mbaj përgjegjës­i. Në fundin e tetorit historia do ndryshonte. Ne patëm një takim me presidenti­n në Zaragozë. I thashë që nuk kishte kompromis me mua dhe nuk kishin asnjë marrëveshj­e që duhej respektuar”.

“Nuk ndihem aspak krenar për mënyrën se si përfundoi kjo histori. Jam i zhgënjyer sepse duhet të përcjellim vlera dhe të jemi të drejtë dhe të sinqertë. Kështu ka qenë Rubiales dhe Molina me mua”.

“Jam shumë i motivuar për të bërë maksimumin. Jam në formë”.

“Jam këtu sepse presidenti dhe Molina më telefonuan. Mendoj se kanë qenë të qartë. Kjo është forma ime për këtë histori. Nuk ka asnjë mënyrë për ta treguar”.

jetë situatat të japin mundësinë të njohësh personat, të kuptosh cilët janë miqtë e vërtetë dhe cilët jo. Unë nuk do ta kisha bërë këtë gjë”.

“Nuk ka asgjë për të rregulluar. Ideja është të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtat ide. Do të punojmë

me të njëjtën mënyrë. Lojtarët duhet të jenë shumë të qetë që të bashkëpuno­jnë me njëritjetr­in. Kemi një ekip shumë të mirë dhe thjesht duhet të perfeksion­ojmë disa gjëra”.

“Jemi shumë mirë. Kjo konferencë është më shumë si një bisedim sesa prezantim. Jam tepër i lumtur dhe është thjesht një vazhdimësi. Isha gati dhe i karikuar për të bërë maksimumin në këtë aventurë. Shumë shpejt e kuptova që duhet të kthehesha dhe të tregoja se jeta vazhdon”.

“Kam pasur shumë telefonata nga një klub i huaj, por federata spanjolle më ka qëndruar afër në çdo moment dhe e dinte situatën”.

“Unë mendoj se familja ime është më e mira. Kanë qenë muaj të mallkuar për të gjithë. Kemi ndier respektin e shumë njerëzve. Minutat e heshtjes ishin emocionues­e dhe nuk do t’i harrojmë kurrë. Ndihem shumë krenar për njerëzit që kisha afër”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania