Panorama Sport (Albania)

Fenomeni Levandovsk­i, 31 gola në 4 muaj

Flitet vetëm për Mesin dhe CR7, por polaku është monstruoz

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Dakord lartësimi i Leo Mesit, dakord përkëdhelj­et ndaj Kristiano Ronaldos, por më pas është e gjithë bota përreth. Mjafton të dish të shohësh dhe të arsyetosh. Është për shembull njëfarë Robert Levandovsk­i, një makineri e vërtetë lufte, një vrasës serial në zonën e rreptësisë për "Top të Artë". ÇMENDURI

Mbrëmjen e së martës, kundër Crvena Zvezdës, sulmuesi polak ka shënuar 4 gola në 14 minuta e 31 sekonda, mes 53' dhe 67', duke u bërë futbollist­i i parë që shënon "poker" në Champions me dy fanella të ndryshme: të martën në "Marakana" për Bajernin e Mynihut dhe në 2013ën me fanellën e Borusias së Dortmundit kundër Realit të Madridit. Gjithçka e lehtë për kampionët e Gjermanisë, të

cilët triumfuan 6-0 në Beograd dhe "momenti magjik" u zgjat për bomberin polak. Nuk është arkivuar ende muaji nëntor dhe jemi në kuotën e 31 golave të shënuar. Një bilanc monstruoz dhe jemi ende në muajt e parë të sezonit 2019-2020.

GOLASHËNUE­S SERIAL

Në Bundesligë ka shënuar 16 gola në 12 ndeshje, duke e gjetur rrugën e golit gjithnjë në 11 takimet e para (3 dopieta dhe një tregolësh kundër Shalkes), duke munguar në apel vetëm në javën e fundit kundër Dyseldorfi­t (por shërbeu

asistin e 4-0 për Kutinjon). Ka shënuar gjithnjë në Champions: veç katër golave në Boegrad, u shënoi një tjetër serbëve në Mynih, 3 në dy ndeshjet me Olimpiakos­in dhe 2 me Totenhemin. I shtojmë më pas golin në javën e parë të Kupës së Gjermanisë

kundër Kotbusit. Në 20 ndeshje në total me klubin këtë sezon, nuk ka shënuar në vetëm 3 (Bajerni humbi Superkupën e Gjermanisë 0-2 ndaj Dortmundit). Pastaj vjen kombëtarja, me të cilën ka shënuar 4 gola në 2 ndeshje kualifikim­i në Euro 2020. Në

total bëjnë 31 gola në 22 ndeshje. Prandaj themi se histeria kolektive (e tifozëve dhe mediave) do të çmendej nëse një bilanc të tillë do ta kishte për shembull CR7... FITORET

Levandovsk­i nuk e ka fituar kurrë "Topin e Artë" dhe ndoshta do ta mbyllë karrierën pa i fikur asnjëherë qirinjtë mbi tortë. Por aftësitë e tij finalizues­e nuk janë një surprizë e momentit. Në 13 sezone, sulmuesi i cili nga viti 20112017 shpallet lojtari i vitit në Poloni ka realizuar 383 gola me klubin dhe 61 të tjerë me klubet, si 7 kampionate­t e fituara në dekadën e fundit (dy me Borusian e Dortmundit dhe pesë me Bajernin). I mungon Champions-i, të cilit i shkoi fare pranë në 2013-ën, por Borusia humbiste 2-1 në finalen e "Wembley"-t në minutën e 89-të kundër Bajernit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania