Panorama Sport (Albania)

Rrëfimi tronditës i Siganit: Rusët na sollën 10 prostituta për të na lodhur

-

Ish-qendërmbro­jtësi i Arsenalit, Paskal Sigan, ka zbuluar detajet e jashtëzako­nshme se deri ku shkuan rusët për t'i shqetësuar ata përpara një ndeshjeje të Ligës së Kampioneve. "Topçinjtë" udhëtuan drejt Rusisë më 30 shtator 2003 për një ndeshje të fazës së grupeve kundër Lokomotivë­s së Moskës. Ndeshja përfundoi 0-0, por nuk është rezultati që Sigan, i cili ishte në stol në atë ndeshje, kujton. Një natë përpara ndeshjes, 45-vjeçari kujton se si një grup modelesh të dërguara nga Lokomotiva u sollën në hotelin e klubit të Arsenalit për t'i shpërqendr­uar anglezët. Duke kujtuar incidentin, francezi tregon për "La Voix du Nord": "Kur hymë në hotelin tonë në Moskë, kishte 10 modele ruse që prisnin për ne. Ato ishin ulur përpara barit. Na thanë më vonë se ato ishin atje për të na lodhur gjatë mbrëmjes përpara ndeshjes. Ne nuk humbëm dhe, me sa më kujtohet, asnjë nga lojtarët tanë nuk ishte aq idiot sa për të rënë në kurth. Kjo ishte situata në atë kohë. Historitë për jetët private të futbollist­ëve shfaqeshin rregullish­t në gazeta". Tentativat e rusëve për të frenuar me metodat e tyre një skuadër plot talent të Arsenalit shkuan dëm. Londinezët dominuan në Moskë dhe patën rastet më të mira të shënimit. Kolo Ture, Martin Kion, Eshli Kol, Robert Pires apo Tieri Henri ishin disa prej kampionëve të Arsen Vengerit në fushë, ndërkohë që yje të tjerë si Patrik Vieira, Frederik Ljungberg dhe Sol Kempbëll mungonin. Për Henrinë ishte një mbrëmje zhgënjyese. Sulmuesi francez humbi shumë raste, ndërsa Pires shpërdoroi një mundësi të artë në pjesën e dytë, kur u shfaq i vetëm përballë portierit Sergei Ovçinikov, por nuk e kaloi dot atë. Pavarësish­t këtij barazimi, Arsenali arriti ta mundte Lokomotivë­n 2-0 në Londër në ndeshjen e kthimit, duke u kualifikua­r si e para e Grupit B me 10 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa Lokomotiva preu biletën si vendi i dytë me 2 pikë më pak. Rruga e rusëve në turne u ndërpre në raundin pasardhës, pasi ata u eliminuan nga Monakoja në 1/8-at vetëm prej rregullit të golave në fushë kundërshta­re (rezultati i përgjithsh­ëm 2-2). Arsenali nuk pati probleme duke kaluar Selta Vigon (5-2). Por edhe aventura e tyre do të ndërpritej në mes prej golit të Uejn Brixhit gjatë çerekfinal­es së dytë në derbin me Çelsin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania