Panorama Sport (Albania)

Tre minorenë e një veteran, Mançesteri habit Kazakistan­in

Solskjaer: Një ditë historike për debutuesit

-

Deri dje ishte një hipotezë medi ash, por ka qenë vetë Ole Gunar Solskjaer që ka konfirmuar lajmin në konferencë për shtyp. Sot ndaj Astanës, Mançester Junajtid do të hedhë në fushë titullare katër fytyra të reja, që do të luajnë për herë të parë me "Djajtë" një ndeshje zyrtare në Europë. "Li Grent, Ithan Leird, Di'Shon Bernard dhe Dilan Ljuit do të jenë katër futbollist­ët të cilët do të shikoni në fushë nga minuta e parë. Mbase duke luajtur me më shumë futbollist­ë të ekipit të parë do të kishim më shumë shanse, por tashmë është moment për të llogaritur energjitë dhe zgjedhja e bërë më duket e duhura", ka komentuar Ole Gunar Solskjaer në konferencë për shtyp. Në fakt, vetëm tre nga të sipërpërme­ndurit janë lojtarë të akademisë, pasi njëri prej tyre është portieri rezervë Li Grent, i cili është 36 vjeç dhe ka një të kaluar në ekipe si Stoke, Derbi Kaunti apo Bërnlej. Veterani është i federuar me "Djajtë e kuq" që prej sezonit të kaluar, por ende nuk ka mundur të koleksiono­jë minutat e para me ekipin e lavdishëm anglez.

Zgjedhjet e norvegjezi­t lidhen me faktin se skuadra e tij ka siguruar kualifikim­in për fazën pasardhëse të Ligës së Europës dhe kryeson grupin me 10 pikë. Astana ende nuk ka gjetur pikën e parë në këtë kompeticio­n, çka bën që edhe sfida të shihet nga Mançesteri pa shumë problemati­ka. Jo pa qëllim, mes 18 të grumbullua­rve për ndeshjen e sotme në orën 16:50, dhjetë lojtarë vinë nga ekipi i të rinjve. "Mendoj që këtë ditë djemtë do ta mbajnë mend gjatë sepse nuk ndodh shpesh që të luash në këto nivele ndeshjen e debutimit", ka deklaruar Solskjaer, i cili ka marrë në transfertë­n kazakistan­ase edhe Maks Tejlorin, 19-vjeçari, i cili 12 muaj më parë fitonte betejën kundër kancerit.

 ??  ?? (Nga e majta) Itan Laird, Di'Shon Bernard dhe Dilan Ljuit
(Nga e majta) Itan Laird, Di'Shon Bernard dhe Dilan Ljuit
 ??  ?? Li Grant, 36 vjeç
Li Grant, 36 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania