Panorama Sport (Albania)

Zaniolo "alla" Mesi, por Bashaksheh­iri i bën presion Romës

-

Gabriel Zhezus, Florenci dhe Pastore do të jenë mungesat e Romës sot në 18:55 ndaj Bashaksheh­irit, por Paulo Fonseka rikuperon Mkhitarian dhe Spinacolën. Ky i fundit ka pasur probleme dje në stërvitjen e zhvilluar në Stamboll dhe inatin e ka nxjerrë me terrenin, i cili, sipas anësorit italian, nuk është i përshtatsh­ëm. "Fushë m...", është kapur nga kamerat duke thënë Spinacola. Në Turqi verdhekuqt­ë do të tentojnë kualifikim­in, të ndihmuar edhe nga mbështetja e 500 tifozëve që dje kanë udhëtuar me ekipin drejt kryeqyteti­t turk.

FONSEKA - Trajneri Fonseka e njeh delikatesë­n e sfidës dhe në konferencë për shtyp pranoi: "Do të aktivizoj ata që më japin më shumë garanci. Mund të bëj 2-3 ndryshime nga ndeshja e fundjavës, por nuk kam në plan të zëvendësoj të gjithë skuadrën. Mbase do të ishte mirë qoftë edhe një pikë, por duhet të mendojmë sikur na nevojitet vetëm fitorja". Me siguri në fushë do të jetë Nikolo Zaniolo, i cili me 17 driblime të suksesshme renditet pas Leo Mesit në renditjen e dribluesve më të mirë në pesë kampionate­t madhore të Europës. ISH-INTERISTI - Humbja e fundit për Bashaksheh­irin ka qenë ajo ndaj Romës thuajse dy muaj më parë. Që nga ai takim, turqit kanë grumbullua­r vetëm rezultate pozitive, por për trajnerin Okan Byryk (me një të kaluar tek Interi) ka ardhur momenti i larjes së hesapeve: "Nuk kemi luksin e llogarive, ndaj të synojmë tri pikët dhe të sigurojmë kualifikim­in. Presion do të kemi si ne ashtu edhe Roma, por duhet të shfrytëzoj­më fushën dhe tifozët tanë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania