Panorama Sport (Albania)

“Lu-La” “Lu-La” mrekullon mrekullon Interin, Konte: Barçën e mundim me 80 mijë tifozë

"Lu-La" super, tani mjafton të mundin Barçën për në 1/8-at

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një Inter pa limite! Lukaku dhe dop io-Lautaro, me tre gola së bashku kanë ditur se si të ndezin "tymin" zikaltër në "Eden Arena", njësoj si dritat e një peme Krishtlind­jesh, duke qenë se suksesi 3-1 në Çeki jo vetëm që nderon 1000 tifozët e tyre që kishin udhëtuar në këtë transfertë, por në të njëjtën kohë, skuadra e Antonio Kontes tashmë e ka vetë në dorë fatin e kualifikim­it. Interi, edhe pse nga mbrëmë ka marrë vendin e dytë në grup, me pikë të barabarta me Dortmundin, kanë nga ana e tyre golavarazh­in në ndeshjet direkte (4-3) dhe pas dy javëve do t'u "mjaftojë" që të mundin Barcelonën në "San Siro" për të avancuar më tej. Sigurisht që kjo alternativ­ë vlen duke marrë parasysh se edhe Dortmundi do ta fitojë duelin e fundit ndaj Slavias së Pragës, e cila i ka dhënë lamtumirë Champions-it. PJESA E PARË - Ndoshta ishte edhe meritë e të ftohtit që të dyja skuadrat vendosin ta nisin me gazin në maksimum ndeshjen, ndonëse është Slavia ajo që rrezikon e para, që në minutën e pestë, me një goditje me kokë të Husbauer. Të zotët e shtëpisë janë vërtet të frikshëm, sepse ndoshta nga jashtë mund të duken një skuadër që luan rrëmujë, madje detyron edhe rivalët që të luajnë në këtë mënyrë: janë të pandalshëm, vrapojnë si të marrë në fushë dhe në kundërsulm janë të frikshëm, me lojtarët e Tërpisovsk­it, që ndërrojnë shpeshherë pozicionet e tyre. Gjithsesi, në të 20-ën, në sulmin e parë real të Interit, italianët godasin me Lautaron, ndonëse ai që bën treçerekun e golit është Lukaku: belgu merr topin, e mbron atë me fizikun prej gjiganti dhe nis me një pasim perfekt argjentina­sin, i cili nga brenda zonës nuk mund të gabojë, por feston golin e katërt radhazi në Champions (diçka të tillë e kishin bërë vetëm Eto dhe Krespo). Por Slavia nuk ndalet, madje falë ndihmës së VAR-it e sheh veten që të kalojë nga disavantaz­hi 2-0, në 1-1. Aksioni thriller në fjalë nis me Lautaron që i rrëmben një top Dridrishit dhe shërben Lukakun, që e dërgon në rrjetë me portën e boshatisur. Por edhe pse arbitri Marcianik akordon fillimisht golin, ai thirret nga VAR-i për të riparë një faull në zonën zikaltër, i cili shihte De Vrajin që të bënte faull në zonë ndaj Peter Olainkës. Kontrollim­i ndryshon vendimin: goli i Lukakut anulohet dhe penallti në anën tjetër të fushës për Slavian. Sërish ai që vendos vulën është ish-sulmuesi i Bylisit dhe i Skënderbeu­t, sepse pas golit që vlejti 11 final në "San Siro", këtë herë rikonfirmo­het makth i zikaltërve, duke fituar penalltinë, të cilën kapiteni Souçek e transformo­n me ftohtësi në gol, duke vendosur shifrat 1-1, me të cilat vuloset edhe pjesa e parë. PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë nis me Interin shumë të turbulluar, aq sa çekët nisin ta bombardojn­ë portën italiane, por Handanoviç vendos të veshë pelerinën e "Supermenit" dhe shmang disavantaz­hin në të paktën dy raste flagrante: i pari në minutën e 17-të pas një goditjeje të devijuar të Masopust, të cilën portieri zikaltër e dërgon në goditje këndi, por edhe në të 26-ën, Handa hipnotizon sërish Masopustin, pasi ky i fundit i kishte vjedhur një top Valeros. Portieri slloven ishte thjesht magjik, ndonëse në mes të dy aksioneve të Slavias kishte qenë edhe Lukaku që goditi traversën. Trajneri Konte e dinte që kjo ndeshje duhej fituar me çdo kusht dhe hedh edhe Lazaron dhe Espoziton në fushë, aq sa në të 81-ën, ofensiva zikaltër shpërblehe­t, falë një aksioni kryevepër: Lazaro shërben Lautaron, i cili vendos që të hapë këmbët për të lejuar topin që t'i kalojë poshtë tyre, Frydrish rrëshqet dhe Lukaku djeg në dalje Kolerin për 2-1-shin, duke festuar edhe golin e parë në Ligën e Kampioneve me ngjyrat zikaltër. Por nuk mbaron këtu sepse sërish Lukaku, merr një top në të djathtë dhe gjen në të 88-ën sërish Lautaron në zonë, me argjentina­sin që nuk mendohet dy herë po godet saktë në rrjetë. 3-1 dhe tri pikët janë në kasafortë. Çfarë dysheje perfekte, 22 gola së bashku për Lautaron e Lukakun... Madje, do të kishte ardhur edhe i 23ti, me autor belgun, por edhe këtë herë VAR-i anulon, për një tjetër pozicion jashtë loje të Lukakut, ndonëse belgu po festonte me të gjithë skuadrën. Gjithsesi, në këtë rast Interi nuk ka pse nervozohet, pasi misioni i tri pikëve u përmbush me sukses.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania