Panorama Sport (Albania)

“Frika më e madhe e jetës sime”, Melo tregon tmerrin nga tërmeti

-

Shqipëria po kalon një nga momentet më të vështira, pasi tërmeti ka lënë pasoja të mëdha, duke marrë deri më tani 35 jetë njerëzish dhe duke lënë të plagosur me qindra të tjerë. Edhe bota e sportit është solidarizu­ar pas kësaj traume të madhe. Futbollist­i i Partizanit, Uilliam Melo, në profilin e tij në "Instagram", ka treguar tmerrin e përjetuar në mëngjesin e së martës. Fatmirësis­ht, lojtari nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por gjendja psikologji­ke e tij nuk është e mirë, prandaj dhe braziliani ka dashur ta ndajë këtë shqetësim me miqtë e tij. PËRJETIMI "Së pari dhe më e rëndësishm­e është që unë dua të siguroj familjen, miqtë dhe ndjekësit e mi për tërmetin që ndodhi në mëngjes në Shqipëri. Pavarësish­t frikës më të madhe që kam pasur ndonjëherë në jetën time, unë jam mirë. Ishte rreth orës 4 të mëngjesit këtu dhe unë isha duke fjetur. Gjithçka filloi të dridhej në një mënyrë të tmerrshme, si një varkë argëtuese në park. Fillova të bërtisja dhe të largohesha. Vesha një triko, sepse ishte shumë ftohtë. Gjë e mirë është që jetoj në katin e dytë dhe shkova shumë shpejt në rrugë. Shumë shpejt të gjithë banorët e ndërtesës sime dhe të ndërtesave fqinje ishin në rrugë. Siç thashë, ishte frika më e madhe e jetës sime. Sipas informacio­neve, lëkundja tashmë ka shkaktuar me dhjetëra vdekje dhe qindra lëndime e shumë dëme materiale në vend. Shumë e trishtuesh­me është kur shoh një popull që kalon përmes kësaj, veçanërish­t nga vendi ku unë jetoj dhe që më priti me krahë të hapur për gati dy vjet. Shpresoj të jetë vetëm ky moment dhe të ngrihet Shqipëria, të kthehet në jetën e saj paqësore sa më shpejt. Faleminder­it për të gjitha mesazhet që kam marrë deri më tani! Është shumë e rëndësishm­e për të gjithë ne që të marrim këtë dashuri dhe energji pozitive nga ju. Le ta kapërcejmë këtë moment së bashku!", shkruante Uilliam Melo në profilin e tij në "Instagram". Ky është sezoni i dytë që braziliani luan në kampionati­n shqiptar. Për herë të parë lojtari polivalent i të kuqve luajti në Superiore me fanellën e Kukësit në sezonin 2018-2019. Vetëm në verën e këtij viti ai u transferua te kampionët e Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania