Panorama Sport (Albania)

Tirana, tre titullarë të dëmtuar

Skuadra vazhdon stërvitjen, Julian Ahmataj bën teste në repartin e mbrojtjes

- OLSI AVDIAJ

Tirana preket nga ep idemia e dëmtimeve. Tre lojtarë nuk u paraqitën në stërvitjen e djeshme. Bëhet fjalë për Tefik Osmanin, Ismael Dungën dhe Dorian Kërçikun. Të tre lojtarët kanë probleme dhe nuk janë paraqitur të punojnë me të tjerët. Për futbollist­ët bëhet fjalë për dëmtime individual­e apo edhe dëmtime misterioze, sepse disa prej tyre kanë qenë në fushë në takimin e fundit apo në stërvitje. Gjithsesi, në ditët në vazhdim lojtarët pritet të kthehen në ekip, pasi kanë shqetësime të vogla. Problem pak më serioz ka Dunga që do t'i duhet më shumë kohë për të qenë në fushën e lojës. Edhe Majkëll Ngo ka probleme me gjurin, por ai ka qenë rregullish­t në fushë për t'u stërvitur për takimin me Kukësin. STËRVITJA - Edhe pse me mungesa në grup, Julian Ahmataj ka punuar me skuadrën që ka pasur në dispozicio­n. Si zakonisht është punuar shumë nga ana fizike. Më pas shënjestra është drejtuar nga gjuajtjet në portë, që është problemi i Tiranës, për të vazhduar me taktikë. Sulmi ka luajtur përballë mbrojtjes, atje ku Ahmataj ka provuar shumë alternativ­a të cilat ka në mendje. Shanset janë që Imami të ketë një mundësi për të luajtur nga minuta e parë, ndërsa në të majtë duhet të gjendet njeriu i duhur mes Ismajlgeci­t dhe Hoxhallari­t, gjithmonë nëse ky i fundit nuk luan në qendër të mbrojtjes. Në dyshim janë edhe dy pozicione të tjera. Në qendër, në vendin e Osmanit mund të luajë Gent Muça dhe Kristi Vangjeli luan fanellën e titullarit me Albi Dokën. I sigurt është rikthimi në mesfushë i dyshes ÇelhakaBat­ha, i pari që e nisi si zëvendësue­s, ndërsa i dyti ishte i pezulluar. Po kështu, me të gjitha gjasat do të luajë nga minuta e parë Majkëll Ngo, Edon Hasani dhe një prej Halilit, Kalesë e Torasës do të sakrifikoh­et për sfidën me Kukësin. Gjithsesi, deri ditën e ndeshjes ka plot kohë për të vendosur, duke llogaritur edhe faktin që FSHF akoma nuk ka saktësuar se kur luhet Tirana-Kukësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania