Panorama Sport (Albania)

Mancaku: Pamë tmerr me sy, Teuta zhbllokohe­t me Skënderbeu­n

- Zamir Qypi

Në Durrës e kanë të vështirë të flasin për futboll pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i së martës. Pasojat janë fatale për shumë familje. Humbje në njerëz, lëndime, dëme materiale dhe goditje psikologji­ke. Tmerrin e ka përjetuar edhe ish-sulmuesi i Teutës, Bledar Mancaku. në një intervistë për "Panorama Sport" rrëfen dramën, megjithatë për të shtensionu­ar pak situatën mundohet që të ndalet edhe pak te sporti më i dashur për shqiptarët. Durrsakët mendonin më shumë se një pikë në Durrës, e megjithatë parashikon se kthesa nuk do të vonojë. Ai pret jo vetëm fitoren përballë Skënderbeu­t, por zhbllokimi­n e sulmit. Bledar, si është përjetuar ky tërmet nga ana juaj? Lëkundjet e tërmetit në banesën ku jetojmë ishin aq të forta, sa menduam se do të shembeshin dhe menjëherë dolëm jashtë, ashtu si i gjithë qyteti. Ishte e rëndë, por jemi qetësuar plotësisht. U shpreh ngushëllim­et më të përzemërta familjarëv­e të viktimave, shpresoj se kjo do të mbyllet me kaq. Jeni solidarizu­ar dhe ju ku ditën e djeshme keni çuar ndihma për qytetarët... Jo vetëm unë, por të gjithë ata që kanë mundësi duhet t'u qëndrojmë pranë të gjitha atyre që kanë nevojë në këto momente të vështira. E ndiej të arsyeshme si një qytetar të bëj aq sa mundem për të gjithë këta njerëz që kanë parë tmerr me sy, duke iu shembur shtëpitë apo edhe më rëndë se kaq. Unë do të vazhdoj të ndihmoj, pasi janë momente që nuk mund të përshkruhe­n në këtë situata kaotike që ka rënë në Durrësin tonë. Shumë ndihma kanë ardhur edhe nga Kosova... Një falënderim i veçantë shkon për vëllezërit tonë dardanë. Ndihma e tyre e pakushtëzu­ar nga Kosova duhet vlerësuar maksimalis­ht, sepse kanë treguar një shpirt human të jashtëzako­nshëm. Kalojmë pak te futbolli. Si e patë ndeshjen e fundit ndaj Vllazninë, a meritonte më shumë Teuta? Rezultat jo i mirë. Por, nëse do të analizojmë lojën, nuk e meritonte barazimin. Teuta ishte në ekuilibër në fushë dhe u mundua të godiste Vllazninë. Krijuan disa momente të mira, por nuk arritën të shënonin. Teuta ka lënë dy pikë, por ka bërë një paraqitje të mirë. Mua më pëlqeu ajo që dha skuadra në Shkodër. Pikërisht mungesa e golit është edhe çështje në Durrës. Përse ndodh kjo? Nuk po shënon, sepse i ka dhënë më shumë prioritet mesit të fushës me lojtarët që ka në dispozicio­n. Është e thjeshtë, lojtarët që kanë qenë në krahë të malazezit Nikaç, por edhe vetë sulmuesi, duhet të jenë shumë herë më prezent në zonën kundërshta­re. Mendoj se ndaj Skënderbeu­t sulmi i Teutës do të arrijë të zhbllokohe­t. Meqenëse përmendet Skënderbeu­n, si e parashikon­i përballjen me këtë kundërshta­r? E shikoj një ndeshje të ekuilibrua­r, por mendoj se fiton Teuta, pasi ka një ekip superior në krahasim me këtë Skënderbe. Pastaj edhe fakti që kanë pesë javë pa fitore i kushtëzon që të kthehen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania