Panorama Sport (Albania)

NOTAT INTER

-

HANDANOVIÇ 7.5 - Penalltia e Souçek ishte qendrore, por ai u hodh para kohe dhe për pak sa nuk e devijoi me këmbë. Shpëtoi mrekullish­t një devijim të Shkriniari­t dhe më pas sërish me këmbë evitoi një gol thuajse të sigurt të Masopust duke mbajtur Interin në lojë. Ishte një pritje që ndikoi gjithë ndeshjen. GODIN 7 - Një nga ndeshjet më të mira si zikaltër. Fitoi të gjitha duelet individual­e dhe udhëhoqi si duhet mbrojtjen. DE VRAJ 6.5 - Gaboi në ndërhyrjen kundër Olainkës dhe shkaktoi penallti. Gjithçka tjetër e bëri në mënyrë perfekte në kohë dhe në mendim. SHKRINIAR 6 - Një pasiguri që në fillim i njollos mbrëmjen, sepse për pak Husbauer shënoi nga ai episod. Fitoi shumë duele me Masopustin, por ka probleme me topin në këmbë dhe bën gabime foshnjarak­e. KANDREVA 7 - Një asist perfekt për Lukakun dhe një ndeshje fenomenale sa i përket inteligjen­cës taktike. VESINO 6.5 - Vrapoi shumë dhe tregoi shumë cilësi. Kartoni i verdhë i pjesës së parë nuk ia kushtëzoi ndeshjen dhe e zëvendësoi në mënyrën e duhur Barelën. (Nga min e 80-të Espozito 6.5 - Luan gjithnjë me zgjuarsi edhe kur ritmi është marramendë­s në fushë. Ky djaloshi vërtet ka lindur në 2002...?). VALERO 6 - Një ndërhyrje e tij shpëtoi Interin nga një rrezik që mund të zhbalancon­te ekipin. Ofroi kthjelltës­i atëherë kur skuadra nuk kishte ide. (Nga min 76-të Gagljardin­i 6.5 Hyri në momentin final, por nuk stonoi. I besueshëm). BROZOVIÇ 6.5 - Depërtoi nga qendra dhe pasi kaloi Suoçekun gjuajti shumë lart. Më pas lëshoi një predhë të vërtetë që u përplas në traversë. Luajti fillimisht si mesfushor krahu dhe më pas si regjisor, por ia doli mirë në të dyja rastet). BIRAGI 6 - Hallka më e dobët e zinxhirit. Mjaftohet vetëm duke mbrojtur, por nuk ka ritmin e duhur. Nuk mbështet sa duhet para dhe bën gabime elementare kur kërkon të dalë para. (Nga min 76-të Lazaro 6.5 Hyri me vendosmëri­në e duhur dhe dha asistin për golin e Lukakut). LUKAKU 8.5 - Me dy përplasje me shpatull nxjerr jashtë loje Borilin dhe dogji Fridrish për të dhënë asistin e parë të golit të Lautaros. Më pas shënon vetë dhe shërbeu sërish për Lautaron. Ndërkohë, iu anuluan edhe dy gola të tjerë... Ishte mbrëmja kur duhej të zhbllokohe­j në Champions, por jo vetëm që shënoi, ai dha edhe dy asiste. Gjigant. LAUTARO 8.5 - E njeh portën në mënyrë të magjishme. Guan pa e parë fare atë dhe nuk del asnjëherë huq. Edhe dje ishte vrastar në 20 minutat e para të ndeshjes dhe Konte mund të flejë i qetë sepse është një gjahtar i vërtetë goli. TRAJNERI KONTE 7.5 - Fitoi një ndeshje në një fushë tejet të ndërlikuar dhe rihapi shanset për kualifikim. Dhe sa shumë mungesa që kishte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania