Panorama Sport (Albania)

Siti shet 10% tek amerikanët për 500 milionë $

Çmimi rekord, presidenti Mubarak: Guardiola nuk largohet

-

Grupi që kontrollon Mançester Sitin ka shitur rreth 10% të aksioneve të paketës aksionare te një fond amerikan investimi për 500 milionë dollarë, çmimi më i lartë në histori për një klub sportiv. Kompania që ka hyrë në kapitalin e "City Football Group", kompania që kontrolloh­et nga fondi "Abu Dhabi United Group", është "Silver Lake", një kompani private që do t'i garantojë zhvillim të mëtejshëm ndërkombët­ar grupit, i cili në total vlerësohet me 4.8 miliardë dollarë. "Ne dhe 'Silver Lake' ndajmë bindjen e fortë se ekzistojnë mundësi të mëdha mes argëtimit, sportit dhe teknologji­së", deklaroi presidenti i kampionëve të Anglisë, Khaldon Al Mubarak. Sipas "Financial Times", fondi "Silver Lake", që në të shkuarën ka qenë i interesuar edhe për Çelsin, donte të hynte në botën e futbollit anglez, i tërhequr nga të ardhurat që prodhon shitja e të drejtës televizive në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në pjesën tjetër të botës. Përveç Mançester Sitit, "City Football Group" kontrollon edhe skuadra të tjera në botë: Nju Jork Kozmos (SHBA), Melburn Siti (Australi), Jokohama Marinos (Japoni), Torkue (Uruguai), Girona (Spanjë) dhe Siçuan Jiuniu (Kinë). GUARDIOLA - Al Mubarak deklaroi se klubi do donte të mbante edhe Pep Guardiolën për shumë vite, pavarësish­t zërave për një largim të katalanasi­t në fund të këtij sezoni: "Kemi një marrëdhëni­e të shkëlqyer me të. Jam shumë i kënaqur nga puna e tij dhe mezi pres të vazhdojmë punën së bashku për vitet e ardhshme". Kontrata e Pepit skadon në qershor 2021, por fjalët e presidenti­t i ngjasojnë shumë një ftese për ta zgjatur bashkëpuni­min.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania