Panorama Sport (Albania)

Liverpuli frenon me Napolin, shtyhet kualifikim­i

Në ndeshjet e fundit mjafton nga një barazim për 1/8-at

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Napoli është rikthy er. Sfida vibruese në "Anfield" thotë se skuadra e Ançelotit, pavarësish­t rezultatev­e, rigjen veten. Tani duhet vetëm t'i japë vazhdimësi kampionati­t, ku rendimenti ka qenë negativ. Të stimuluar nga kampionët e Europës, italianët u shfaqën një grup kompakt, të aftë për të goditur kryesuesit e Premier Ligës në fillim të ndeshjes, por edhe vuajti në fund kur "reds"-at vunë këmbën në gaz siç ata dinë ta bëjnë në stadiumin e tyre të mrekullues­hëm. Barazimi 1-1 afron Napolin me 1/8-at. Mjafton vetëm që të barazohet në shtëpi me Genkun pas dy javësh. ÇFARË NISJEJE - Klop heq dorë nga Arnold, duke hedhur Gomezin, ndërsa në mes zgjedh ekspertin Milner duke lënë jashtë Vajnaldumi­n. Nis fortë, me presing lart Liverpuli. Por Napoli i merr shpejt koordinata­t. Në të djathtë funksionon dyshja me Maksimoviç, i kujdesshëm ndaj Manesë dhe Di Lorenco gati t'i heqë hapësirën Robertsoni­t. Pikërisht ish-mbrojtësi i Empolit është ai që vjedh topin, duke nisur Mertensin në limitet e pozicionit jashtë loje: belgu niset drejt Alisonit dhe goditja bilardo me të djathtën hesht "Anfield". Italianët përqafohen të gjithë rreth goleadorit (117 gola me Napolin, -5 nga kryegolash­ënuesi Hamshik), festojnë edhe 2000 napolitanë­t. ZOTËRIM STERIL - Liverpuli provon të reagojë, por pavarësish­t zotërimit monstruoz të topit në pjesën e parë (70%), trioja e ëndrrave Mane-FirminoSal­ah qëndron pak e shkëputur, sepse Napoli mbrohet mirë. Situatat më të mira i kanë miqtë, me Lozanon, i cili mbyll dy trekëndësh­a fillimisht me Mertens dhe pastaj Zielinskin. Goditja e parë e anglezëve vjen me kokë nga Van Dajk: Meret pret dhe në fund të pjesës së parë dhe ndërhyn mirë edhe ndaj goditjes së Milnerit. NDRYSHIM MARSHI Klop bën zëvendësim­in e dytë pas atij të detyruar në pjesën e parë të Fabinjos. Çembërlein hyn në vend të të fikurit Gomez, duke i kërkuar Hendersoni­t të sakrifikoj­ë në rolin e mbrojtësit. Tani Liverpuli gjen intensitet­in: Kulibali shpëton mbi vijën fatale goditjen e Manesë. Është preludi i golit që vjen nga këndorja e Milnerit, me Lovrenin i cili shkëputet mirë me kokë dhe nuk fal. Napoli vuan, por i shtrëngon dhëmbët. Hyn edhe Arnold për të dhënë shtysën e fundit, por nuk është dita e përmbysjev­e për kampionët e Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania