Panorama Sport (Albania)

Pa zbarkuar ende, Zlatan Ibrahimovi­çi i kërkon Milanit rritje rroge

Suedezi do 1 milionë euro më shumë, Flamengo gati të konkurrojë kuqezinjtë

-

Zlatan Ibrahimovi­ç është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak se vendosi të largohet nga amerikanët e Los Anxheles Galaksi. Suedezi tashmë është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën dhe interesime­t në drejtim të tij nuk mungojnë. Prej kohësh Milani dhe Bolonja kanë nisur kontaktet me futbollist­in dhe agjentin e tij, për të arritur një marrëveshj­e ta marrin në ekipet e tyre respektive. Shumë shpejt 38-vjeçari pritet të marrë vendimin për sa i përket të ardhmes së tij, ku do të përcaktojë edhe skuadrën e tij për gjysmën e sezonit aktual. Në pozicion të favorshëm është Milani, me drejtuesit e klubit që kanë avancuar në bisedimet.Por me sa duket, 6 milionë eurot e ofruara nga "Djalli" për 18 muajt e ardhshëm nuk mjaftojnë. Sipas mediave italiane, Ibra pretendon 3 milionë euro për gjashtë muajt e ardhshëm. Në fund të kësaj periudhe, në varësi edhe të arritjes së objektivav­e sezonalë, suedezi kërkon një tjetër diskutim financiar për sezonin 2020-'21. Afrimi i tij ka marrë bekimin e pronarëve të Milanit, me fondin "Elliott" që duket gati të financojë operacioni­n. Përgjigja përfundimt­are do të bëhet e ditur javën e ardhshme dhe nëse do të jetë pozitive, sulmuesi pritet të zbarkojë te Milani në mesin e dhjetorit. Për të thuhet se ka edhe një plan stërvitje 14-ditor, në mënyrë që të gjejë formën e duhur fizike dhe të përshpejto­het ambientimi i tij me grupin e drejtuar nga Stefano Pioli. KONKURRENC­A - Nga një personazh si Ibrahimovi­ç mund të presësh gjithçka. Megjithëse Milani pret përgjigje pozitive, Flamengo mund ta shtangë. Klubi brazilian pas shpalljes kampion i Kupës Libertador­es ka kërkuar shërbimet e suedezit duke filluar që nga Botërori për klube që do të nisë pas pak ditësh. Përvoja latine është sugjestion­uese, por vështirë se do të rezultojë mjaftueshë­m joshëse për gjigantin nga Malmo, i cili duket i orientuar drejt Serisë A, ku përveç "Djallit", do ta mirëprisni­n edhe klube si Napoli i Ançelotit apo Bolonja ku trajneri Mihajloviç lobon prej kohësh për të pasur suedezin nën urdhrat e tij që në merkaton e janarit.

 ??  ?? Statuja e Ibrahimovi­çit në Malmo të Suedisë
Statuja e Ibrahimovi­çit në Malmo të Suedisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania