Panorama Sport (Albania)

Imami: Ahmataj mësoi dorën dorën te te Tirana, Tirana, ja ja pse pse ika ika

“Kërkoj falje nëse kam gabuar, por ai trajner ishte si autoshkoll­ë”

- OLSI AVDIAJ

Eni Imami largohet nga Tirana me kokën pas. Në një intervistë për "Panorama Sport", mbrojtësi i bardhebluv­e deri 24 orë përpara, pranon se shkaktari i largimit të tij nga skuadra ishte humbja e vendit të titullarit, ndonëse gjërat ishin më të thella. Gjatë rrëfimit të rij, Eni pranon se "gurin" e parë të shkatërrim­it të marrëdhëni­es me Tiranën e vuri Julian Ahmataj, ndërkohë që më pas gjërat u rrokullisë­n shpejt dhe palët tani janë të ndara. Është i bindur që ka dhënë maksimumin dhe thotë se asnjëherë nuk i dhanë shpjegim për trajtimin muajin e fundit, por këtë trajtim nuk e meritonte, pse kishte dhënë gjithçka në fushën e lojës. Në fund, Imami tani pranon se është duke kërkuar një skuadër të re për 2020-ën. Një largim para kohe nga Tirana. E prisnit një gjë të tillë, duke parë që kishit luajtur gjithë atë kohë titullar?

Duhet ta pranoj se jam i mërzitur. Muaji i fundit ka qenë shumë i vështirë, por që në fund të fundit ato 30 ditë nuk mund të fshijnë gjithë periudhën e bukur që kalova te Tirana. Që fëmijë kam pasur dëshirë që nëse bëhesha futbollist, të luaja me Tiranën. Më vjen mirë që e arrita, por kjo aventurë u mbyll para kohe. Mund të na zbuloni përse u ndanë rrugët? Ishte çështja vetëm që nuk po luanit, apo në sfond kishte plot probleme të tjera?

Jam në një moshë të atillë që nuk mund të qëndroj në stol. Aktualisht jam 27 vjeç dhe nuk e kam luksin të shtyj ditët. Nuk jam as djalë i ri që luaj një ndeshje dhe pres katër takime në pankinë. Më shumë se kjo, më erdhi keq se si dola nga formacioni. Nuk e meritoja të mos luaja dhe të më hiqnin nga formacioni dhe këtë e dinë të gjithë. Kam dalë nga formacioni dhe vetëm kaq. Askush nuk më dha një arsye, që sigurisht ekzekutues­it i mbajtën për vete. Me ikjen e profesor Memës, unë e kam parë veten me shpatulla pas murit dhe jam ndier ngushtë. Vetëm për kaq jeni larguar nga skuadra? Fare mirë mund të kishit pritur radhën?

Dua të shtoj diçka. Justifikim­i që të mos luaja në një moment ishte që unë kisha krijuar një debat, por kjo nuk është e vërtetë. Kur luan futboll, të ndodh gjithçka, madje edhe debati apo zënka. Gjithçka mbetet në fushën e lojës dhe asgjë nuk ka vazhduar më tej. Fjalët që qarkullojn­ë janë të pavërteta dhe për këtë mund të ballafaqoh­em me këdo dhe në çdo moment. Jam i pastër me veten time. Në këtë drejtim jam i qetë. Po sikur të jeni nxituar, pra të keni gabuar që keni ndarë rrugët me Tiranën për kaq gjë?

Do të them diçka shumë të vërtetë. Që me ikjen e Ardian Memës dhe ardhjen e trajnerit të ri (Ahmatajt, por Imami nuk i përmend emrin) unë u ula në stol. Atij njeriu asgjë nuk i dha të drejtë, duke filluar nga rezultatet, sepse çdo gjë e bëri mbrapsht. U izolova në stol dhe mora një goditje të madhe. Ai trajner erdhi sikur donte të mësonte dorën te Tirana apo ta përdorte si autoshkoll­ë. Ai(Ahmataj) kishte ardhur me qëllime të qarta. Më pas e kam marrë vesh që kishte deklaruar se i pari që do të largohej në janar do të ishte Imami.

Ju thoni që trajneri që pasoi Memën, pra Ahmataj, erdhi me qëllim të qartë. Ju i keni kërkuar një shpjegim?

I kam kërkuar një shpjegim. Në fakt, ndeshjen e parë me Ahmatajn e luajtëm në Gjirokastë­r. Nuk luaja, sepse isha me kartonë. Më tha: "Nëse ekipi shkon mirë, formacioni­n do ta mbaj me këta lojtarë". "Dakord, - i thashë, - por këtë vend unë e kam fituar dhe mbajtur me gjak". Luajta me Vllazninë, sepse ndaj Teutës u ndëshkua një lojtar yni me të kuq. Luajta shumë mirë dhe me statistikë nuk kisha bërë asnjë gabim. Pas Vllaznisë më salduan në stol dhe nuk më

dha askush asnjë arsye përse nuk po luaja më. Mund të më thoshin nuk di të kërcesh, nuk di të mbulosh, të flasësh, nuk më pëlqen modeli i flokëve që unë ta dija çfarë problemi ishte dhe ta riparoja apo të kisha një arsye të qartë.

Po me klubin e keni diskutuar?

Deri diku e kam diskutuar me drejtorin, ndërsa presidenti­t nuk i kam rënë në qafë. Drejtori ka thënë: "Qëndro i qetë, sepse do të kesh minutat e tua". Nuk e kam pritur mirë, sepse minutat nuk erdhën. Nuk kam gabuar dhe nëse e keqja e ekipit do të vinte nga unë, do ta pranoja dhe do të më kishin gjykuar edhe njerëzit. Si mund ta etiketoni këtë periudhë me Tiranën? Është periudha më e mirë e karrierës?

Është diçka e bukur, por periudhën më të mirë unë e kam pasur tek ekipi i Kukësit. Atje kam fituar tituj dhe me radhë. Ishte diçka fantastike, por unë jam nga Tirana dhe doja të luaja me bardheblut­ë.

Një ikje me kokën pas, ishte ndarje jonormale...

Ndarja ishte shumë e shpejtë. Erdhi menjëherë. Akoma nuk jam i qartë si ndodhi, por kështu ka qenë e shkruar dhe kismeti. Duhet të shoh përpara.

E ardhmja e Eni Imamit?

Është e vërtetë që te Kukësi fitova tituj, por Tirana më dha emër shumë më të madh. Janë shumë ekipe që kërkojnë shërbimet e mia. Po e mendoj me kujdes, sepse dua të bëj

një zgjedhje të mirë.

Momenti më i vështirë dhe momenti më i bukur me fanellën e Tiranës?

Momenti më i vështirë ka qenë ndeshja me Laçin, dy javë para fundit të kampionati­t, ku nëse humbitnim, binim nga kategoria, pra duhet të fitonim medoemos. Nuk do t'ia falja vetes që të isha unë shkaktar që të binim sërish poshtë. Momenti më i bukur ishte sërish ajo ndeshje ku fituam dhe u qetësuam, sepse nuk binim më nga kategoria. Shoku më i mirë në skuadër dhe kë do të vlerësoni më shumë gjatë karrierës suaj bardheblu?

Shokët aty i kam. Me të gjithë kam shkuar mirë. Me Dokën kam ndarë dhomën një vit e gjysmë. Më tha para pak ditësh: Me kë do të rri unë? Me të gjithë kam kaluar mirë, prej kapitenit, Ngosë, Hoxhallari­t, Bakajt. Duhet t'ia di për nder profesor Memës që më kaloi titullar. Ze Maria ishte i pari që më deshi në ekip. Më futi në lojë, ndonëse me vonesë, ndërsa profesor Memës do t'i jem borxhli gjithë jetën. Pati besim tek unë dhe më bëri të kuptoj që unë mund të luaj shkëlqyesh­ëm edhe në një rol tjetër. Tani të gjithë më duan si qendërmbro­jtës.

Mund t'ia dalë Tirana të fitojë titullin kampion, ashtu siç dëshirojnë tifozët?

Një muaj probleme nuk e prishin dashurinë për Tiranën. Uroj që gjërat të shkojnë mbarë atje ku duan dhe klubi të arrijë objektivat e tij.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania