Panorama Sport (Albania)

Grezda kthehet tek Osijeku, ofertë 500 mijë € për Baren

Merr 80 mijë euro në vit, por mund të evitojë krizën e klubit

- Interes nga "Fenomeni"

Keidi Bare mund të jetë shpëtimi i Malagës. Klubi spanjoll është përfshirë prej muajsh nga një krizë financiare dhe do të detyrohet të heqë dorë nga lojtarë të rëndësishë­m për të evituar masat që mund të merren nga Federata e Spanjës. Mediat në këtë vend kanë raportuar së fundmi se një prej titullarëv­e që pritet të sakrifikoh­et është pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili këtë sezon ka shkëlqyer me Malagën në Segunda Divizion. Klubi që kërkon shërbimet e Bares dhe po insiston më tepër për të bindur palët është gjithashtu në ligën ku militon Malaga. Bëhet fjalë për skuadrën e Rajo Vajekanos, që pozicionoh­et në vendin e 12-të. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Vajekano është gati të paguajë deri në 500 mijë euro për Baren. Kjo ofertë tundon jo pak klubin e Malagës, por gjithsesi këta të fundit janë të interesuar për të kapur një shifër më të madhe.

Për Baren ka interesim edhe nga një klub me emër në La Liga, pikërisht Real Vajadolid, që është në pronësi të "Fenomenit" brazilian (Luiz Nazario Da Lima). Politika e klubit të Ronaldos është të afrojë të rinj të talentuar, prandaj dhe Bare është pikasur si një prej atyre që po vëzhgohet nga drejtuesit e Vajadolid. Gazetat iberike kanë folur për një interesim të spanjollëv­e, por pa dhënë detaje konkrete si në rastin e Vajekanos, që ka ofruar 500 mijë euro. Largimi i Bares mund të sjellë jo vetëm të ardhura për Malagën, por njëkohësis­ht do t'i hapte rrugën edhe transferim­it të mesfushori­t të njohur italian, Daniele De Rosit, i cili pas largimit nga Boka Zhunior synohet nga spanjollët.

Pagë e ulët te Malaga

Bare i kushton më pak nga të gjithë titullarët klubit të Malagës, por ka një vlerë të madhe në treg, pasi është një nga lojtarët e rinj më të kërkuar që kanë spanjollët aktualisht në ekip. Sipas shifrave

zyrtare në Spanjë, paga sezonale e mesfushori­t kuqezi shkon 80 mijë euro, një shifër modeste kur bëhet fjalë për nivelin e kampionati­t ku bën pjesë. Gjithsesi, e sigurt është se lojtari këtë vit do të përfitojë një kontratë disa herë më të majme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania