Panorama Sport (Albania)

Duro hap kartat: Na duhet vetëm një sulmues

"S’nxitohemi në merkato, pres shumë nga ekipi"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi vijon për gatitjet në Antalia të Turqisë prej datës 4 janar. Nënkampion­ët e Shqipërisë do të qëndrojnë deri më 17 janar në tokën turke. Përveç stërvitjev­e, ekipi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro kishte planifikua­r të zhvillonte dhe 3 ndeshje miqësore, madje me secilën prej tyre pati nënshkruar edhe kontratën e bashkëpuni­mit për këto përballje. Ishte planifikua­r që të zhvillohej më 7 janar (sot) miqësorja e parë kundër Trabzonspo­rit, me datë 11 me Malatiaspo­rin dhe me 15 janar kundër ekipit rumun të Politeknik­a Lasit. Gazeta mëson se është anuluar miqësorja me Trabzonspo­rin me kërkesë të turqve, sakaq drejtuesit e Kukësit i kanë mirëkuptua­r homologët. Por, kjo miqësore nuk i prish punë Kukësit. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport" është trajneri Shpëtim Duro ai që flet për ndeshjen e anuluar, gjendjen e skuadrës, përgatitje­t dhe pritshmëri­të e merkatos.

Miqësorja e anuluar - Në lidhje me anulimin e testit me Trabzonspo­rin trajneri Duro u shpreh: "Ato ditë që ne vendosëm për të zhvilluar një miqësore me Trabzonspo­rin është larguar trajneri dhe tani ata kanë filluar stërvitjen. Kështu që, data 7 janar ishte afër për ata. Ishte mirë se do të luanim me një skuadër të mirë, por edhe për ne do të ishte shumë shpejt. Tashmë kemi kohën e nevojshme të përgatitem­i mirë për ndeshjet e tjera miqësore. Fokusi ynë është te përgatitje­t, kërkojmë që skuadra të kapë formën më të mirë. Shoh preokupim, vullnet e dëshirë te lojtarët".

Merkato - Sa i përket merkatos, Kukësi duket se do të

afrojë vetëm një lojtar për të zëvendësua­r sulmuesin Mirlind Daku të larguar. Këtë gjë e konfirmon dhe trajneri Duro, i cili e ka thënë dhe më parë se ekipin e ka të plotë dhe nuk ka nevojë për ndryshime. "Sa i përket merkatos, do të shikojmë alternativ­at për të zëvendësua­r Dakun. Po i studiojmë, që të afrojmë

alternativ­ën më të mirë. Pjesa tjetër e ekipit është shumë mirë, ndaj nuk kemi nevojë. Shpresoj shumë të mos kemi dëmtime, të cilat në pjesën e parë të kampionati­t na kanë sjellë probleme. Natyrisht që pres shumë nga ekipi, pasi dihet që kemi kualitet, e tashmë që lojtarët i kanë kaluar problemati­kat që i shoqëronin,

të mbyllim përgatitje­t në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastaj të nisim mbarë kampionati­n për 2020-ën", vijoi Duro për "Panorama Sport". Goditja e presidenti­t Presidenti Safet Gjici mund të surprizojë me ndonjë goditje "big". Ndonëse trajneri Duro e ka theksuar shpesh se nuk ka nevojë për

shumë ndërhyrje në ekip, kur vjen puna te merkatoja presidenti Gjici është i paparashik­ueshëm. Nëse del ndonjë alternativ­ë apo ndonjë futbollist me emër që me të vërtetë mund t'i shërbejë Kukësit, si në fushë ashtu dhe aspektin e imazhit, kreu i klubit është i pakursyer e provat i ka dhënë disa herë, si me

Valdet Ramën, Shkurtajn apo Abazajn. Madje, në një prononcim të dhënë për gazetën para ndeshjes me Skënderbeu­n presidenti Gjici theksoi: "Sa i përket merkatos, me 'kësmet'. Ju thashë që dua 3 pikët me Skënderbeu­n, pastaj të shohim, por Kukësi si një ekip elitar nuk është pa plan".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania