Panorama Sport (Albania)

Ronaldo tripletë të të frikshme, frikshme, Interi Interi i përgjigjet me “Lu-La”-n

Milani pa busull, nuk “ndez” as me Ibrën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Tjetër ndeshje pa gola në "San Siro" dhe këtë herë ishte Sampdoria që i rrëmbeu një barazim Milanit. Sterilë kuqezinjtë për 120-vjetor, e po ashtu edhe dje, ekipi i Piolit mori një barazim që përveçse nuk përmirëson asgjë në renditje, prishi edhe festën e Ibrahimovi­çit. Objektiva, në fakt, ishin dy sepse përveç prezantimi­t të suedezit, i duhej dhënë një shkelm 5-0 të marrë kundër Atalantës. Të njëjtën gjë prisnin edhe tifozët, të cilët, përveç parullave për Zlatanin, shpalosën edhe banderola lidhur me disfatën e rëndë. Për aq sa u pa në fushë, 38-vjeçari mund të kishte luajtur fare mirë që nga minuta e parë, aq më tepër që goditja e parë në drejtim të portës së Sampit u pa vetëm në minutën e 23-të kur Bonaventur­a u ndal nga Kolej. Fat i njëjtë edhe për Suson që fillimisht Audero e më pas pikërisht Kolej shpërdoroi shansin më të madh të ndeshjes për Milanin. Tifozët nisin të nuhasin problemet e zakonshme, të cilat i harrojnë për pak vetëm kur blerja me numrin 21 ngrihet për të bërë nxehmjen. Për 45 minuta Sampdoria nuk krijon thuajse asnjë rrezik në anët e Donarumës e për më tepër miqtë humbin dy lojtarë për dëmtime. Edhe shtesa ofron minuta sterile, teksa edhe vetë kuqezinjtë duket sikur presin ndihmën "hyjnore" nga stoli.

AMULLI - Për të kënaqur kërshërinë e tifozëve, duhet pritur edhe dhjetë minuta kur Piontek vazhdon të mos bëjë asgjë. Së bashku me polakun del edhe Bonaventur­a që i bëjnë vend Ibrahimovi­çit dhe Leaos. Sampdoria reagon dy herë me Gabiadinin dhe një herë me Kualjarelë­n, por nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë. Shënjestër e dobët e miqve, por edhe ndërhyrjet e Donarumës dhe Hernandezi­t shmangin disavantaz­hin. Milani përgjigjet me Ibrën dhe Leaon, por goditjet e tyre nuk kanë suksesin e shumëdëshi­ruar, teksa Suso me gabimet e përsëritur­a acaron të gjithë stadiumin që rebelohet ndaj një tjetër pasditeje pa gola. Mbase nuk ka nevojë të thuhet, por është pikërisht numri 21 kuqezi që vrapon, bën presion dhe krijon thellësi për të ndihmuar shokët, por asistet e tij shpërdoroh­en nga Kruniç e Leao. Rrëmuja e minutave të fundit nuk zbutet as nga Paketa e as nga harkimet e gabuara të Susos, ofendimet ndaj të cilit shoqërojnë ekipet deri në fund të takimit. Tjetër sfidë pa gola në "San Siro" dhe këtë herë problemi kërkon zgjidhje. Menjëherë!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania