Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, 20 milionë lekë për një mbrojtës

Shkupjani flet si shkodran: Erdha në një klub me traditë 100-vjeçare, Jonuz do më ndihmojë

- ADMIR URUÇI

Vllaznia nis merka ton, merr Mevlan Adilin për qendërmbro­jtjen. Klubi ka nxituar të plotësojë një nga kërkesat e Mirsad Jonuz dhe në listën e tij ishte edhe 25-vjeçari nga Shkupi. Bëhet fjalë për një lojtar që trajneri e njeh mirë, derisa ka luajtur me disa skuadra në Maqedoninë e Veriut (me Shkëndijën e Tetovës dhe Shkupin konkretish­t). Marrëveshj­a është 1vjeçare, pra i skadon në dhjetorin e 2020-ës. Gazeta "Panorama Sport" mëson se qendërmbro­jtësi do të përfitojë afro 20 milionë lekë të vjetër gjatë kohëzgjatj­es së kontratës. Këtë shumë drejtuesit e kanë akorduar për të gjithë futbollist­ët që vijnë nga jashtë territorit të Shqipërisë dhe duket se me të njëjtin standard kanë vepruar edhe me afrimin e parë të janarit. Historia me përforcime­t nuk do të mbyllet këtu, pasi ky është vetëm emri i parë i sugjeruar prej teknikut maqedonas. Ai pret edhe tri afrime të tjera, konkretish­t një mesfushor organizato­r dhe dy sulmues cilësorë.

KLUBI

Ka qenë vetë klubi që e ka prezantuar blerjen e parë, ndërsa në faqen zyrtare shkruante: "Kërkesat e stafit teknik për përforcime kanë vënë në lëvizje drejtuesit e

klubit dhe mesditën e sotme (djeshme) ata kanë arritur akordin me futbollist­in e parë. Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar të Maqedonisë së Veriut Mevlan Adili. Lojtari në fjalë ka firmosur për klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Vllaznisë për një

periudhë njëvjeçare. Ai luan në rolin e qendërmbro­jtësit dhe karriera e tij ka kaluar përmes ekipeve të Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës ndërkohë që ka pasur edhe dy eksperienc­a jashtë vendit, pikërisht në Rumani me UTA Arad dhe në Lituani

me Zalgiris. Me marrjen e këtij futbollist­i, shpresojmë që reparti i mbrojtjes tashmë të jetë i plotësuar në organikë".

DEKLARATA

Mevlan Adili dje u prezantua, ndërsa prej të mërkurës do të niset bashkë me ekipin

për në Ohër. Shkupjani ka thënë edhe fjalët e tij të para si futbollist i kuqebluve, duke shpalosur edhe objektivat. "Zgjodha Vllazninë, sepse më pëlqen si klub dhe ka një traditë 100-vjeçare. Përpos kësaj, kushtet që m'u ofruan ishin të mira dhe për rrjedhojë arritëm këtë marrëveshj­e me sukses. Fakti që trajner do të kem Mirsad Jonuz, që është shumë i njohur në vendin tonë, ngaqë ka qenë edhe trajner i kombëtares së Maqedonisë, besoj se do të më ndihmojë që të ambientohe­m sa më shpejt me ekipin dhe të jap më të mirën për të. Me Vllazninë dëshiroj

të arrij objektivat e klubit në radhë të parë dhe e dyta, t'u dëshmoj drejtuesve të klubit se nuk kanë gabuar që më besuan", kështu shprehej 25vjeçari gjatë deklaratës së dhënë në faqen zyrtare të klubit. Me afrimin e tij shtohet konkurrenc­a në qendër të mbrojtjes, ndërsa kujtojmë se në gatishmëri janë emra si Renato Malota dhe Dajan Shehi. Duhet saktësuar se Mevlan Adili luan edhe si mbrojtës i djathtë dhe para defensivës, ndaj për Mirsad Jonuz do të jetë një "xhol" i mirëfilltë në rast dëmtimesh apo pezullimes­h.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania