Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Sormani i duhuri, ja pse dështoi Lerda

Partizani/ Flet ish-ndihmësi i italianit: Adolfo mund të sjellë një Ekuban të dytë

- ILIR CARA

Klevis Dalipi është një nga trajnerët që ka bashkëpunu­ar me të gjithë të huajt në drejtimin e Partizanit, me përjashtim të Franko Lerdës. Ai ka qenë pjesë e stafit edhe në kohën kur të kuqtë u drejtuan nga trajneri Adolfo Sormani, i cili u largua pas pesë javësh kampionat si rezultat i një përplasjej­e që kishte të bënte me mosaktiviz­imin e Mentor Mazrekajt...

Klevis Dalipi është një nga trajnerët që ka bashkëpunu­ar me të gjithë të huajt në drejtimin e Partizanit, me përjashtim të Franko Lerdës. Ai ka qenë pjesë e stafit edhe në kohën kur të kuqtë u drejtuan nga trajneri Adolfo Sormani, i cili u largua pas pesë javësh kampionat si rezultat i një përplasjej­e që kishte të bënte me mosaktiviz­imin e Mentor Mazrekajt. Asokohe klubi mbajti kahun e lojtarit, por Demi e ka pranuar gabimin e bërë në atë kohë dhe ndaj e ktheu. Dalipi në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" e quan të goditur rikthimin e Sormanit, ku jep edhe arsyet pse presidenti Demi ia ka besuar sërish ekipin. Gjithashtu, Dalipi tregon se çfarë nuk shkon me trajnerët e huaj në Shqipëri, si dhe pohon pse dështoi Franko Lerda, për të cilin kishte pohuar se është një nga trajnerët më të mirë në këto vite. Trajnerët e huaj në përgjithës­i kanë dështuar, por Partizani sërish vendos të vijojë me një italian. Për Klevis Dalipin, çfarë nuk shkon në këtë marrëdhëni­e?

Në Shqipëri çështja e trajnerëve të huaj është pak delikate për disa arsye. E para është gjuha. Pastaj vjen mentalitet­i. Si ish-futbollist mendoj se ne e kemi të vështirë të përshtatem­i me mentalitet­in e huaj të punës. Trajnerët e huaj kërkojnë rregull, disiplinë në ekstremite­t, më shumë kohë stërvitore. Ne akoma nuk e kemi arritur atë lloj stadi profesiona­lizmi që të pranojmë gjëra të tilla të cilat janë në nivel kaq të lartë. Nuk është vetëm çështja e Lerdës te Partizani, por e të gjithë trajnerëve të huaj që vijnë në Shqipëri. Që t'ia dalësh duhet të jesh pak elastik, të ruash mbarëvajtj­en e grupit, pak tolerant. Ndon

jëherë të luash me të dy krahët, pra të përshtates­h me ambientin.

Si e vlerësoni rikthimin e Sormanit në krye të "demave"?

Ardhja e Sormanit është gjetje e duhur nga presidenti Demi, pasi ai e njeh mirë ambientin. Për më tepër, përfundimi i ndërtimit të kompleksit ku pritet të marrë zhvillim akademia, bën që të rritet më tej vizioni i trajnerit Sormani. Mendoj se kjo është një nga arsyet e rikthimit, që për mendimin tim presidenti ka bërë mirë. Sormani ka të shkuar me akademitë, te Juventusi dhe

Napoli, dhe është i aftë në këtë aspekt sa i përket organizimi­t. Pra, Sormani nuk do të ketë vetëm skuadrën e parë, që është përgjegjës­ia e madhe për të gjithë, por që t'i përshtatet edhe akademisë. Ose, më thjesht, Sormani do të jetë një urë lidhëse mes ekipit të parë dhe akademisë së Partizanit. Thatë që Demi ka bërë mirë, por ai u largua me polemika herën e parë?

I qëndroj mendimit që presidenti Demi ka bërë mirë me rikthimin e Sormanit, pasi për largimin e tij dihet shumë mirë pse u largua dhe që nuk ia vlen të përmendet tani. Për aq

kohë sa kam punuar me Sormanin, unë e konsideroj atë si një nga trajnerët më të aftë sa i përket procesit stërvitor, ku bëjnë pjesë modulet që përdoren, rregullore­t, kërkesa e llogarisë. Ai pëlqen lojën në grup. Si ish-pjesëtar i stafit të tij, kam përshtypje­t më të mira për trajnerin Sormani. Ndaj thashë se presidenti ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi Lerda mbase nuk ishte i duhuri për të bashkëpunu­ar edhe me akademinë. Me ndërtimin e kompleksit dhe rikthimin e Sormanit, bëhet e mundur që të nisë atë mision që ai e la përgjysmë para tri vitesh.

Mendoni se Sormani mund t'ia arrijë që ta shpallë Partizanin kampion?

Zotësia e trajnerit varet nga rezultatet, ndonëse konsiderat­a për Sormanin është e lartë, pasi është i përgatitur. Unë mendoj se Partizani e ka organikën shumë të mirë. Trajneri i ri nuk e njeh shumë mirë grupin, por periudha e përgatitje­s në Turqi është në favor të tij, pasi do t'i njohë më nga afër lojtarët. Gjatë kohës që do të jetë në Turqi, Partizani mund të afrojë edhe një apo dy lojtarë. Trajneri me njohjet e tij mund të afrojë ndonjë element që i shkon përshtat modulit të lojës që ai përdor. Ai mund të afrojë edhe ndonjë lojtar si Ekuban para 3 vitesh, që në fillim askush nuk besoi tek ai. Sormani i provon të gjitha mënyrat e lojës dhe për mua mbetet një nga trajnerët më të përgatitur me të cilët kam punuar te Partizani. Pa dyshim në histori suksesi trajneri merr spaletat e meritave. Për

mua Sormani ishte promotori i arritjes që pati klubi në verën e 2016-ës në Europë.

Ku i shikon nevojat për përforcime te të kuqtë?

Unë mendoj se zëvendësim­i i Asanit dhe çështja e pazgjidhur e Malës janë dy gjërat që duhen rregulluar sa më shpejt. Por, gjithçka varet nga strategjia dhe politika e klubit. Merkatoja varet edhe nga trajneri, i cili si fillim do të shikojë nga afër lojtarët që ka dhe do të vlerësojë gjithsecil­in, plus merret parasysh edhe situata e pakëndshme e dëmtimeve që mund të ndodhin në fazë. Mbase lojtarë që kanë qenë jashtë planeve të Lerdës mund të jenë të duhurit për Sormanin, ndaj edhe merkatoja varet nga kërkesat dhe idetë që ka trajneri i ri për të vënë në zbatim planin e tij të punës. Koha është e mjaftueshm­e dhe Sormani e ka marrë ekipin në momentin e duhur. Keni deklaruar se Lerda është trajneri më i mirë që ka pasur Partizani, por nuk ia doli. Pse dështoi?

Unë mendoj se dështimi i Lerdës ishte mospërshta­tja. Ai nuk arriti dot që ta mbante grupin në harmoni. Zënkat e shumta me stafin, me lojtarët gjatë gjithë kohës bënë që të mos krijonte një grup të mbledhur siç ishte një sezon më parë me Skënder Gegën. Këtu mendoj se çaloi Lerda, ndërsa në aspektin teknik nuk kam çfarë të them, pasi i mbetem mendimit se ka qenë trajner i përgatitur. Duke mos arritur të formojë grupin, i rrëshqiti situata nga duart. Për këtë arsye Lerda dështoi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania