Panorama Sport (Albania)

Eros Grezda rikthehet në Kroaci

Skocezët paguan 2 milionë euro për ta blerë dhe e larguan dy vite para skadimit të kontratës

-

Merr fund aventu ra e Eros Grezdës te Rejnxhërs. Pas shumë luhatjeve, problemeve dhe polemikave, mesfushori 24-vjeçar lë para kohe Skocinë dhe rikthehet aty ku shkëlqeu, pikërisht në Kroaci. Klubi skocez dhe NK Osijek, arritën një marrëveshj­e për transferim­in e lojtarit. Sipas asaj që shkruan "The Sun", pas një viti e gjysmë në radhët e Rejnxhërs, tashmë Grezda do të largohet nga skocezët pa asnjë dëmshpërbl­im. Ishte pikërisht Osijek që përfitoi dy milionë euro nga shitja e kartonit të kosovarit tek ekipi që drejtohet nga Stiven Zherard. Grezda e nisi mirë në Skoci, por më pas dështimi u vulos pasi klubi vendosi ta dërgojë tek ekipi i të rinjve, aty ku ishte protagonis­t i një incidenti. Zherard u mërzit shumë me lojtarin dhe dëshironte largimin e tij dy vite pa mbaruar ende kontrata e Grezdës me Rejnxhërs. Karriera e Grezdës do të vazhdojë në Kroaci, një kampionat ku shkëlqeu fillimisht me Lokomotivë­n e Zagrebit, e më pas tek Osijeku. Sipas asaj që raportojnë mediat në shtetin britanik, Rejnxhërs ka rënë dakord me Osijek, që të ketë një përqindje fitimi në rast se kroatët vendosin ta shesin mesfushori­n në të ardhmen. Në vitin e kaluar Grezda nuk pati vetëm probleme në klub, por edhe me Kombëtaren, teksa vetë trajneri

Edi Reja, la të kuptohej në daljen e fundit para mediave se nuk do ta grumbullon­te më si kuqezi. Ndërkohë, vlen të theksohet se deri dje në mbrëmje Osijek nuk kishte bërë ndonjë njoftim për transferim­in e Grezdës. Megjithatë, detajet e kontratës së re të lojtarit me klubin do të mësohen në ditët në vijim. Pritet që ai të jetë ndër më të paguarit në skuadrën ku deri pak muaj më parë luante Kristal Abazaj, i cili ishte i huazuar nga Anderleht. Me fanellën e klubit legjendar skocez lojtari i lindur në Gjakovë luajti vetëm 13 ndeshje në kampionat, ndërsa shënoi dy gola. Për herë të fundit Grezda ka qenë në fushë në tetor të vitit të kaluar, duke luajtur për Rejnxherës U-21. Mosaktiviz­imi në ekipin e parë bëri që gjakovari të humbte përfundimi­sht edhe Kombëtaren.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania