Panorama Sport (Albania)

Tirana e Partizani, bashkë në avion

Lufta sportive mes klubeve është shtyrë për javën e 24-t, kur luhet derbi i ardhshëm

- OLSI AVDIAJ

Do ta besoni apo jo, por armiqtë e bet uar në fushë, Partizani dhe Tirana, ndajnë mes tyre shumë dashuri. Sidomos jashtë fushës së lojës, dy skuadrat kryeqyteta­se janë të pandara. E fundit ka ndodhur gjatë transfertë­s së dy ekipeve drejt Turqisë, ku si të kuqtë dhe bardheblut­ë po zhvillojnë fazën përgatitor­e prej dy ditësh. Skuadrat dhe stafet e tyre rastësisht apo jo kanë qenë në një avion dhe kanë udhëtuar së bashku nga Tirana drejt Antalias. Shkurt, të gjithë bashkë me plot batuta, dashuri. Lufta sportive dhe urrejtja e dhjetorit janë harruar dhe për dy orë të mira si Tirana dhe Partizani janë bërë bashkë. Sigurisht, kulmi do të ishte qëndrimi në një hotel, por kjo nuk ka ndodhur. Marrëdhëni­a miqësore është ndalur në hyrje të aeroportit të Antalias, sepse dy skuadrat qëndrojnë në hotele të ndryshme, jo shumë larg njëratjetr­ës. Urrejtja dhe lufta janë shtyrë për ndeshjen e radhës derbi që luhet javën e 24-t të

Kategorisë Superiore. Si Egbo dhe Sormani kanë parë kundërshta­rët e tyre. Si Partizani dhe Tirana kanë fituar nga një herë derbin këtë sezon me rezultatin 2-1. Me interes pritet sfida e radhës

e ndeshjes më të rëndësishm­e të kampionati­t shqiptar.

Stërvitja

Tirana ka zbarkuar prej dy ditësh në Antalia. Skuadra gjatë ditës së dytë ka kryer dy seanca stërvitore në tokën turke. Nën urdhrat e Emanuel Egbosë ishin 20 lojtarë, duke përfshirë edhe Edon Hasanin dhe Tefik Osmanin. Duket se e kanë lënë pas dëmtimin dhe kjo minifazë do t'u shërbejë që të rifitojnë formën optimale fizike. Pjesë e organikës ishin edhe dy mesfushorë të Tiranës U-19, Alban Çejku dhe Andri Stafa. Me grupin dje ka qenë edhe Ilion Lika. Problemet e Tiranës janë dy. Dëmtimi i Ismael Dungës dhe mosarritja e Uinful Kobinasë. Lojtari akoma nuk është bashkuar me skuadrën në stërvitje. Si zakonisht, ai ka probleme me transferta­t dhe pritet të bashkohet në ditët në vazhdim me skuadrën në Turqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania