Panorama Sport (Albania)

Dyndje lojtarësh për provë, Luftëtari kthehet në “kantier”

Vijnë Spahiu e Zaimi nga Laçi, Qilimi nga Egnatia

- Tomor Shehu

Te Luftëtari vazhdojnë përgatitje­t me ritëm të lartë, por njëkohësis­ht edhe provat. E hëna ka qenë një ditë interesave për stafin teknik, pasi u është dashur të presin e përcjellin disa futbollist­ë. Gjatë paradites zbarkuan në fushën "Lefter Millo" tre nigerianë, e megjithatë nuk kanë bindur. Afrikanët po dje janë larguar nga Gjirokastr­a. Edhe seanca e pasdites pati surpriza. Tre lojtarë të tjerë u vendosën nën urdhrat e trajnerit Nikolin Çoçlli, konkretish­t Renato Spahiu (sulmues 21-vjeçar), Aleksandër Zaimi (mesfushor 21-vjeçar) dhe Rei Qilimi (sulmues 23vjeçar). Dy të parët vijnë nga Laçi, ndërsa i fundit nga Egnatia (edhe pse më herët ka qenë pjesë e Tiranës). Nuk mund të thuhet me saktësi nëse lojtarët e ardhur dje në radhët e Luftëtarit do të firmosin, por sot do të mësohet diçka më shumë rreth të ardhmes së tyre. Që nga 3 dhjetori në provë është

Mikel Brahilika, i aktivizuar së fundmi në radhët e Ilirisë. Mesfushori u provua më herët te Luftëtari në merkaton e verës, por asokohe nuk bindi. Një tjetër emër që vijon të stërvitet me bluzinjtë është vlonjati Albi Ahmeti,

i cili luan si mbrojtës i majtë. Ahmeti ka kohë që stërvitet me Luftëtarin, madje është aktivizuar në ndeshjet miqësore me Luftëtarin e drejtuar nga Jorgos Marantas. Në seancën e pasdites së djeshme u zhvillua edhe një test brenda grupit për të parë më nga afër parametrat teknikë dhe kondicioni­n fizik të të gjithë futbollist­ëve. Mesfushori beratas Erald Hyseni në lojë e sipër pësoi dëmtim në kaviljen e këmbës së djathtë, duke lënë fushën para kohe.

AXHENDA

Luftëtari ka planifikua­r dy ndeshje miqësore. Butrinti dhe Skënderbeu do të jenë kundërshta­rët. Me sarandjotë­t do t'i masin forcat pikërisht nesër, ndonëse nuk është vendosur ende nëse do të luhet në Gjirokastë­r apo në Sarandë. Më e qartë është axhenda me korçarët, e cila do të luhet në fundjavë në kompleksin "Tropikal".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania