Panorama Sport (Albania)

Gruda dhe Shefiti pranë Teutës, Xhemalaj në ikje

-

Teuta po tregohet shumë e kujdesshme në këtë merkato dimri. Zyrtarisht janë bërë dy largime, por me afrimet ende s'e kanë bërë sefte. Në ikje është edhe Orian Xhemalaj. Tek Erzeni e quajnë të mbyllur rikthimin e mesfushori­t, e megjithatë të paktën deri dje ai është stërvitur me "djemtë e detit". Divorci duket në prag, kur sheh edhe minutat e pakta (vetëm 90' në Kupën e Shqipërisë) që ka pasur 30vjeçari. Megjithatë, klubi është i përqendrua­r i gjithi për të pasuruar grupin. Kërkohen kualitete dhe ky është kusht i penegociue­shëm. Vëmendja është e përqendrua­r te sulmi, repart që është treguar tejet "i kursyer" në 17 javët e para të këtij kampionati. Vetëm 13 gola të shënuar janë dëshmia më e mirë. Me malazezin Darko Nikaç që ka ikur në fundin e dhjetorit dhe me afrikanin Abdul Khalid që nuk po bind, përgjegjës­it e merkatos dhe vetë trajneri Edi Martini po bëjnë çmos që të gjejnë një "bomber". Dihet

që janari nuk ofron shumë alternativ­a, por durrsakët nuk kanë në plan që të dorëzohen. E megjithatë, jashtë fokusit nuk po lihen as të rinjtë premtues. Gazeta "Panorama Sport" mëson se në planet e klubit janë vënë Ildi Gruda dhe Shefit Shefiti. I pari është vetëm 20 vjeç dhe është aktivizuar për Shënkollin në Kategorinë e Parë. Sulmuesi ka të dhëna mjaft të mira dhe është dalluar për 6 golat e tij në pjesën e parë të sezonit. Duke qenë se është nga Shkodra dhe një produkt i Vllaznisë, Edi Martini duhet ta njohë mirë dhe nga momenti në moment lojtarin mund ta shohim në Durrës. I dyti është 21-vjeçar dhe rishtas ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Luan edhe ai në sulm, por në 304 minuta (nga 8 ndeshje) që është aktivizuar me ekipin e drejtuar prej Ernest Gjokës nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania