Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Troisi e nis pa staf dhe me shumë mungesa

Vetëm 16 lojtarë dhe dyer të mbyllura në stërvitje

- ERMAL SIKA

Flamurtari nis stër vitjen, por me dyer të mbyllura. E para seancë e drejtuar nga Marcelo Troisi ka nisur çuditshëm. Klubi ka vendosur që të mos e prezantojë trajnerin e ri, duke e shtyrë për sot këtë formalitet. Ka qenë drejtori Ardi Ciruna, që ka sqaruar gjithçka, duke kërkuar mirëkuptim­in e mediave të pranishme: "Kërkoj mirëkuptim­in tuaj. Sot (dje) është dita e parë, ndaj mund të mos filmoni në ambientin e brendshëm. Trajnerin e ri do ta prezantojm­ë zyrtarisht".

Grupi dhe stafi

Ndoshta ky vendim i drejtuesve të klubit ka ardhur edhe nga fakti që dje ekipi ka qenë shumë i cunguar. Ka qenë ora 14:30, kur futbollist­ët ishin në ambientin e brendshëm të stadiumit, në pritje të trajnerit të ri. Marcelo Troisi është shfaqur para 16 lojtarëve me një përkthyes, teksa ka bërë edhe vetëprezan­timin. Braziliani u ka thënë futbollist­ëve që ai do të jetë në "timonin" e kuqezinjve, ndaj ka kërkuar angazhimin e të gjithëve. Tekniku ka thënë se ekipi do të plotësohet me lojtarë në ditët në vijim. "Unë do të jem trajneri i ri. Bashkë do të punojmë për të bërë maksimumin dhe për ta nxjerrë ekipin nga kjo gjendje. Në ditët në vijim do të plotësohem­i edhe më shumë me të tjerë lojtarë", mësohet se ka

thënë ndër të tjera Troisi para ekipit. Pas një fjale të shkurtër, braziliani ka urdhëruar që lojtarët që kishte në dispozicio­n të nisnin nga puna. Për pak minuta kanë zhvilluar vrapime të lehta në fushën e stadiumit "Flamurtari" dhe më pas janë

shpërndarë. Veç përkthyesi­t, trajneri nuk ka pasur me vete asnjë pjesëtar tjetër të stafit teknik, veç atij mjekësor. Në klub flitet se në ditët në vijim mund të mbërrijë një përgatitës i ri atletik.

Mungesa dhe rikthime

Dita e parë nën drejtimin e Marcelo Troisit e ka gjetur shumë "të cunguar" Flamurtari­n. Pjesa më e madhe e titullarëv­e dje nuk ishin, ndërsa mungonin shkodranët dhe shumë jabanxhinj të tjerë. Xhevahir Sukaj, Olsi Gocaj, Denis Pjeshka, Jurgen Vatnikaj, Ansi Nika dhe

Kreshnik Nebihu nuk ishin të pranishëm. Mësohet se ata kishin marrë leje nga klubi. Të vetmit lojtarë që zbarkuan në fushë, ishin vlonjatët si edhe Jurgen Vrapi, Andi Ribaj e Jorgos Sarris. Greku është rikthyer, ndonëse mungoi për disa javë për shkak të një dëmtimi. Version që nuk e bindi kurrë stafin e mëparshëm. E ndërsa u mendua se mund të ishte larguar nga Flamurtari, mbrojtësi dje u bashkua me ekipin.

Merkato me të huaj

Marcelo Troisi pritet që ta mbushë Flamurtari­n me lojtarë të huaj. Brazilianë apo edhe afrikanë pritet që të jenë përforcime­t e vlonjatëve. Për t'u theksuar është fakti se vetëm 4 lojtarë ekstrakomu­nitarë mund të luajnë në kampionati­n tonë. Por, trajneri i ri, me sa duket, do të afrojë më shumë. Tashmë është mbyllur gjithçka me qendërmbro­jtësin 25-vjeçar, Bruno Lipi. Lipi më parë ka qenë pjesë edhe e Bylisit, Laçit e Turbinës, ndërsa në tri sezonet e fundit ka luajtur për ekipe të ligave të ulëta në Greqi, ndërsa është njohje e vjetër e trajnerit. Ndërkaq, pa dyshim që do të ketë edhe largime nga grupi aktual i lojtarëve.

 ??  ?? Stadiumi ''Flamurtari'' mbyll dyert në ditën kur Marcelo Troisi nis punën
Stadiumi ''Flamurtari'' mbyll dyert në ditën kur Marcelo Troisi nis punën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania