Panorama Sport (Albania)

Oto Xhon ikën nga Korça, gati transferim­i te Prishtina

Skënderbeu mban 20 % të kartonit të nigerianit

- Llazi Saro

Oto Xhon është largimi i parë zyrtar nga Skënderbeu për pjesën e mbetur të sezonit. Ashtu sikundër pritej të ndodhte, bardhekuqt­ë janë limituar për të dhënë letrat e futbollist­it nigerian, i cili nuk është se tregoi vlera të mëdha me fanellën e Skënderbeu­t. I ardhur në Korçë si një futbollist që do të bënte diferencën në sulm, duke spostuar Guindon në repartin ofensiv të Skënderbeu­t, pritshmëri­të për Oto Xhon ishin të mëdha. Por, pas një sezoni e gjysmë në radhët e Skënderbeu­t, mbyllet aventura e tij në Korçë. Trajneri Ilir Daja prej kohësh e kishte nxjerrë jashtë planeve afrikanin dhe klubit i kishte vënë ultimatumi­n që në këtë hapësirë merkatoje të afronte një emër tjetër në repartin sulmues. I ndodhur në një situatë të tillë për Oto Xhon çdo sistemim tjetër do të kishte vlerë. Interesi që vinte nga Kosova ishte i madh dhe normalisht që kjo përbënte hapësirën e duhur për Skënderbeu­n. Në garë ishin Drita e Gjilanit dhe Prishtina, por duket se oferta e skuadrës së kryeqyteti­t kosovar ka bindur bardhekuqt­ë. Akordi duket se është arritur mes palëve dhe mbeten vetëm disa detaje në kontratë për t'u diskutuar. Nga sa bëhet me dije nga burimet pranë klubit, drejtuesit e Skënderbeu­t dhe të Prishtinës po diskutojnë rreth përqindjes së kartonit të futbollist­it. Në kampin kosovar janë të gatshëm të derdhin në arkat e Skënderbeu­t rreth 120 mijë euro për të mbyllur me sukses bisedimet, ndërsa në Korçë kërkojnë të mbajnë edhe 20% të kartonit të sulmuesit. Një manovër kjo që ka rezultuar e suksesshme më herët. Në kushte të tilla, pritet që gjithçka të finalizohe­t sot. Nga ana tjetër, Prishtina ka arritur marrëveshj­en me sulmuesin e Skënderbeu­t. Ai do të rikthehet në kampionati­n kosovar, teksa më herët ka mbajtur veshur fanellën e Trepçës '89, ku realizoi 25 gola me fanellën e skuadrës nga Mitrovica në sezonin 2016-2017. Oto Xhon pritet të prezantohe­t te Prishtina në ditët në vijim për të nisur kështu zyrtarisht aventurën

me bardhekalt­rit në Superligën Kosovare.

E konfirmon edhe Dallku - Kalimin e Oto Xhonit te Prishtina e konfirmon edhe trajneri i kësaj skuadre, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku. "Ne si staf nuk kemi pasur pushim fare dhe kemi insistuar të gjejmë përforcime­t e duhura, sidomos në pjesën ofensive aty ku kemi çaluar më së shumti. Pra, kemi kërkuar lojtarin e përshtatsh­ëm,

jo vetëm në filozofinë tonë të lojës, por edhe që e njeh kampionati­n tonë dhe jo të gjejmë dikë që do të na merrte kohë deri në adaptim. Pra, nuk dua lojtarë të panjohur apo që nuk i njeh rrethanat e futbollit kosovar. Besoj se do t'ia arrijmë të sjellim atë që kemi dashur dhe mund të konfirmoj se jemi afër pothuajse 95% me Oto Xhon", u shpreh dje Armend Dallku për mediat kosovare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania