Panorama Sport (Albania)

Domgjoni drejt Turqisë, Laçi “prenoton” Filin

Mbrojtësi pritet t'i bashkohet Selmanit te Menemenspo­ri, kurbinasit mund të humbasin Nuabuezen

-

Laçi mbetet një vitrinë për skuadrat turke, ku pas transferim­it të portierit Gentjan Selmani edhe dy futbollist­ë të tjerë përfliten se në janar mund të transferoh­en në Turqi. Menemenspo­r, skuadra e Ligës së Parë turke, ku luan portieri i Kombëtares Gentjan Selmani, kërkon edhe një tjetër futbollist nga kampionati shqiptar dhe bëhet fjalë për David Domgjonin, i cili luan me Laçin. Mbrojtësi 22-vjeçar i Laçit është në kontratë me skuadrën kurbinase dhe nuk do të jetë e lehtë për të nënshkruar, ashtu siç ishte me Selmanin, që u bashkua me parametra zero. Siç raporton "milliyet.com.tr", Domgjoni pritet të zyrtarizoh­et shumë shpejt, brenda pak ditëve. Në një prononcim për burimin në fjalë, drejtori sportiv, Cenk Laleci, u shpreh: "Ky transferim do të bëhet zyrtar brenda 2-3 ditëve. Madje, kemi oferta

nga Gjermania dhe Italia për portierin Selmani". Domgjoni, përveç Laçit, ka luajtur në të shkuarën për Tiranën, Kastriotin dhe Lirinë e Prizrenit.

KIRJAN NUABUEZE - Aventura te Laçi në 6 muajt e fundit ia ka rritur vlerat Kirjan Nuabuezes, për të cilin thuhet se ka interes nga disa klube turke. Nëse realizohet ky transferim, i bie që Laçi dhe Kategoria Superiore të humbasin golashënue­sin

më të mirë të kampionati­t. Kurbinasit mund të heqin dorë në këtë moment nga Nuabueze vetëm nëse mbërrin ndonjë ofertë e majme.

REALDO FILI - Klubi kurbinas ka vendosur që të zbrazë Luftëtarin në këtë merkato dimri. Pas afrimit të kapitenit të skuadrës gjirokastr­ite, Donald Rapo, Laçi parimisht e ka mbyllur edhe me sulmuesin Realdo Fili. Nëse Rapo ka nisur stërvitjen me kurbinasit, Fili pret që të marrë dokumentac­ionin nga Luftëtari dhe të nisë aventurën te Laçi. Shtatë lojtarë janë larguar nga skuadra laçiane në pak javë para mbylljes së pjesës së parë të sezonit, kështu që trajneri Armando Cungu e ka të nevojshme që të pasurojë organikën, e cila është e mangët. Nesër Laçi do të zhvillojë testin e parë për këtë minifazë, ku do të përballet në Fier me Apoloninë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania