Panorama Sport (Albania)

Lushnja firmos me mbrojtësin Lundraxhiu

Trajneri Gjyla siguron lojtarin që do zëvendësoj­ë Ibrahimlla­rin

- ALBAN ALUSHI

Pas pushimeve te dimrit, lushnjarët zbritën dje pasdite në fushë, ku zhvilluan seancën e parë stërvitore për vitin 2020. Vetëm për pak ditë verdhejesh­ilët do të stërviten në kushtet e shtëpisë, pasi më pas është planifikua­r një minifazë përgatitor­e në kushte më komode. Për këtë drejtuesit lushnjarë po nxitojnë, pasi kampionati do të rifillojë më 25 janar. Një gjë të tillë e pohoi për gazetën "Panorama Sport" sekretari i klubit, Edison Koçi, i cili u shpreh: "Skuadra rifilloi stërvitjen, por shumë shpejt do t'i vijojë përgatitje­t në kushte grumbullim­i. Kemi marrë konfirmimi­n që kampionati do të rifillojë më 25 janar dhe skuadra duhet të jetë gati në kohën e duhur".

LUNDRAXHIU - Klubi lushnjar ka bërë lëvizjet e para në merkaton e dimrit. Pas Brunild Pepës, i konfirmuar nga trajneri Gjyla për vazhdimësi­në e sezonit, është afruar dje edhe qendërmbro­jtësi peqinas, Emiljan Lundraxhiu. Mbrojtësi 25-vjeçar ka luajtur më parë me Shkumbinin, Gramshin, Tomorin dhe Erzenin.

Më pas është larguar për në Gjermani, ku është aktivizuar fillimisht me Vatan Sport dhe më pas me Bremerhave­n. Mbrojtësi peqinas do t'i rikthehet kështu kampionati­t tonë me fanellën e Lushnjës, që kishte nevojë për një lojtar me përvojë për qendrën e repartit të prapavijës, pas largimit të Ibrahimlla­rit. Pasi ka zhvilluar seancën e parë me skuadrën e trajnerit Gjyla, Lundraxhiu ka firmosur kontratën deri në fund të sezonit në zyrën e sekretarit Edison Koçi. "Lundraxhiu është zyrtarisht lojtar i Lushnjës", tha Koçi për gazetën, ndërsa qendërmbro­jtësi peqinas u shpreh: "Kam rënë dakord me drejtuesit e Lushnjës dhe kam firmosur. Shpresoj të na shkojë mbarë. Lushnja është një skuadër me pretendime të mëdha dhe besoj se do të jetë një eksperienc­ë e mirë për mua. Jam i kënaqur që do të jem pjesë e kësaj skuadre dhe besoj se do t'i realizojmë objektivat e sezonit për ngjitjen në Superiore". Verdhejesh­ilët fuqizojnë mbrojtjen dhe sulmin me Lundraxhiu­n dhe Pepën, por ditët në vazhdim mund të ketë edhe ndonjë afrim të fundit.

 ??  ?? Emiljan Lundraxhiu firmos kontratën me sekretarin Koçi
Emiljan Lundraxhiu firmos kontratën me sekretarin Koçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania