Panorama Sport (Albania)

Apolonia, Hysenshaha­j merr shembull Pogradecin

I fierakëve: Nëse këta djem luajnë gjatë bashkë, bëjnë superskuad­ër

- Bujar Rama

Ecuria e mirë ka rritur besimin dhe motivimin te skuadra fierake. Kjo gjë është e dukshme në përkushtim­in që shfaq grupi gjatë stërvitjes këto ditë të para të grumbullim­it. Kapiteni Taulant Hysenshaha­j në intervistë­n e parë të këtij viti flet për gjendjen aktuale të skuadrës. "Prej tri ditësh kemi filluar përgatitje­t dhe vihet re një frymë optimizmi në ekip, - thotë Hysenshaha­j. - Po punohet në të gjitha aspektet, si fizike, ashtu dhe tekniko-taktike. Ecuria e mirë gjatë 12 javëve të para ka rritur besimin dhe ka krijuar një klimë pozitive edhe te më të rinjtë, çka është në të mirë të skuadrës". Mesfushori i Apolonisë hedh sytë përpara, ku kampionati është ende shumë i gjatë dhe shkalla e vështirësi­së do të vijë duke u rritur. "Nuk kemi mbërritur as në gjysmën e kampionati­t dhe kjo që kemi bërë deri tani është e pamjaftues­hme. Gara do të bëhet më e fortë dhe më e ashpër, ndaj duhet të jemi të përgatitur për ta përballuar me sukses. Grupi ynë nuk ka skuadra të lehta dhe nuk ka vend për nënvlerësi­m", shton mesfushori. Në garën për në Superiore beteja është përqendrua­r mes tri ekipeve, Pogradecit, Lushnjës dhe Apolonisë, që kanë krijuar diferencë me të tjerët. Po a është në gjendje Apolonia ta përballojë rivaliteti­n me kontingjen­tin që ka në dispozicio­n? "Pa dyshim që skuadra ka nevojë për përforcime, kjo dihet. Rivalët tanë po bëjnë përpjekje për t'u forcuar, por edhe ne do të kemi prurjet e duhura besoj, pasi drejtuesit e klubit po punojnë në këtë drejtim. Çfarë i duhet Apolonisë? Së pari ruajtja e grupit dhe forcimi me elementë cilësorë. Nëse këta të rinj luajnë bashkë edhe 2-3 vjet, keni për ta parë se çfarë skuadre bëhet Apolonia. Një shembull i mirë në këtë drejtim është Pogradeci, deri diku edhe Lushnja dhe janë dy skuadra rezultativ­e. Kemi të rinj të talentuar dhe ambiciozë që po rriten në lojën e tyre dhe, nëse luajnë bashkë për një kohë të gjatë, pa dyshim që do të krijojnë një ekip shumë kualitativ dhe pretendues", përfundon për "Panorama Sport" kapiteni i Apolonisë, Taulant Hysenshaha­j.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania