Panorama Sport (Albania)

Gjoka, i prerë: Nuk fal më

Lezhjanët pritet të kompletohe­n brenda pak ditësh me tre futbollist­ë të rinj

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja u grum bullua dje për të ni sur minifazën përgatitor­e dimërore. Rreth orës 14:00, të gjithë futbollist­ët që mbyllën gjysmën e parë të sezonit me skuadrën lezhjane ishin gati për stafin teknik. Janë tre futbollist­ët e larguar zyrtarisht, siç është bërë e ditur më parë, portieri Bajri dhe afrikanët Kamara e Soumah.

- Menjëherë pas grumbullim­it skuadra u përshëndet nga presidenti Gjok Noka, zyrtarë të tjerë të klubit dhe stafi teknik, i kryesuar nga trajneri Elvis Plori, i cili e mori fjalën i pari. "Nga sot nisim minifazën dimërore deri një javë para nisjes së gjysmës së dytë të sezonit. Do të stërvitemi in

PLORI

tensivisht për të qenë sa më të përgatitur për gjysmën e dytë të sezonit. Besoj se nuk na mungon gjë pasi edhe pagat i kemi marrë që të gjitha, madje të fundit paradhënie, ndaj duhet të punojmë fort brenda kapacitete­ve për të përmbushur objektivin që kemi marrë përsipër. Besoj se brenda dy-tri ditësh ekipi do të kompletohe­t për të vijuar stërvitjen sipas programit që kam përpiluar. Shpresoj se gabimet e gjysmës së parë të sezonit do të na shërbejnë si mësim për pjesën e mbetur. Gjithçka e kemi kundër rrymës, por kam besim të plotë te ju të gjithë se do ta realizojmë atë që kemi marrë përsipër", tha mes të tjerash trajneri Plori.

- Pas trajnerit, fjalën e mori presidenti Gjok Noka, i cili foli shkurt, prerë dhe qartë. "Pjesën teknike dhe

GJOKA

organizati­ve të ekipit e di trajneri, unë nga ju të gjithë kërkoj që të kemi rezultate të larta. Nuk mund të toleroj gabime amatoreske që sot na mbajnë në vend të dytë. Jam munduar me të gjitha forcat për t'ju mbështetur me të gjitha ato që më takojnë si president, besoj se nuk ju kam lënë pa paguar dhe mbështetur. Për gjysmën e dytë të sezonit nuk do të toleroj më, do të ketë edhe penalizime financiare nëse nuk arrihet ajo për të cilën vetë keni rënë dakord që ditën e parë të grumbullim­it".

- Jemi në kohë merkatoje dhe Besëlidhja është e përfshirë në të, pasi që me mbylljen e gjysmës së parë të sezonit u larguan tre futbollist­ë, portieri Samet Bajri dhe dy guineasit Kamara dhe Soumah. Largimi i tyre i detyron drejtuesit lezhjanë të ndërhyjnë në merkato për një portier, për një sulmues dhe një mesfushor që pothuajse janë siguruar. Pritet që portieri dhe sulmuesi të vijnë nga Serbia dhe Besëlidhje­s do t'i bashkohen më 9 janar. Të paktën kështu flitet brenda klubit lezhjan të futbollit.

MERKATO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania