Panorama Sport (Albania)

Pioli: Na mungon cilësia, por nuk e blej në merkato

-

Stefano Pioli pranon gabimet ndaj Sampit, por mendon se Milani i tij mund të bëjë më shumë. Trajneri ka analizuar në konferencë për shtyp të gjitha aspektet e barazimit të djeshëm, teksa vështrimi kalon menjëherë nga e ardhmja.

NDESHJA - "Donim të fitonim dhe ta nisnim vitin e kampionati­n me një fitore. Më zhgënjeu fakti që nuk ia dolëm mbanë, aq më tepër që zhvilluam një ndeshje të mirë dhe topin e kishim gjatë gjithë kohës nën zotërim. Na mungoi cilësia, karakteris­tikë pa të cilën nuk fitohen të tilla ndeshje".

CILËSI - "Cilësia nuk gjendet në një individ dhe u kërkohet të gjithëve. Nevojitej saktësi dhe cilësi në pasime, teksa topat e diskutuesh­ëm duheshin sulmuar ndryshe. Një mëkat i vërtetë ky barazim".

IBRA - "Impakti i tij ishte absolutish­t pozitiv dhe na dha menjëherë përkrahje. Ekipi nuk është mësuar ende me praninë e tij dhe në fund të takimit mund ta kishim kërkuar pak më tepër sepse një lojtar i tillë ofron më shumë mundësi zgjedhjeje për të sulmuar. Aktualisht është pykë, por duke luajtur me të do të shohim ndonjë mënyrë tjetër për të shfrytëzua­r karakteris­tikat e tij".

MUNDËSI - "Humbja ndaj Atalantës na ka mbetur në kokë dhe jemi sfilitur psikologji­ksht për të arritur në formën e duhur në këtë ndeshje. E prisja që të kishim vështirësi, por fati edhe duhet kërkuar. U treguam të zotë në krijim, por duhet akoma më shumë zotësi për të shfrytëzua­r mundësitë që ndërtojmë".

MERKATO - "Mesfushorë­t që kam në grup kanë cilësi të mira, por momenti që po kalojmë i ka penalizuar në aspektin e besimit. Mundësitë për të bërë më shumë janë të gjitha dhe ka ende ndeshje kur lojtarët do të kenë shanse të shpalosin potenciali­n e tyre".

SUSO - Zhvillimet e lojës sonë janë të gjitha për t'u studiuar, sidomos me Ibrën në fushë. Suso pati rast të ndikojë në rezultat, por nuk ia doli. Sot gaboi ai, në raste të tjera kanë gabuar të tjerë. Siç thashë, prania e Zlatanit do të na mundësojë zgjidhje të reja, ndaj jam besimplotë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania