Panorama Sport (Albania)

Interi pushton “San Paolon” pas 22 vitesh

Konte thyen Gatuzon dhe rikthehet në krye përkrah Juventusit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Viti i ri i sjell Interit fitoren e parë në Napoli nga tetori i 1997-ës. Një dhuratë e bukur nën pemë, e shoqëruar nga rikthimi në krye përkrah Juventusit. Një provë force e rëndësishm­e, e favorizuar edhe nga gabimet e pafalshme të vendësve. Të tre golat e zikaltërve regjistroh­en pas gafave "axurre", por suksesi i formacioni­t të Kontes është megjithatë i pastër. Gatuzo zgjedh Hysajn në mbrojtje, duke zhvendosur në qendër Di Lorencon. Mungon Mertens, Lozano shkon në stol dhe jugorët rikthehen te "tredhëmbës­hi" Kajehon-Milik-Insinje. Konte befason: Bastoni aktivizohe­t në vend të Godinit, Vesino dhe Galjardini preferohen kundrejt Sensit dhe Barelës.

SPEKTAKËL - Ndeshja nis shumë shpejt në malore për Napolin. Nga një kundërsulm formacioni zikaltër shfrytëzon një gabim të Di Lorencos, duke u nisur me Lukakun që gjen të papërgatit­ur mbrojtjen, në veçanti Hysajn që vazhdoi të tërhiqej prapa pa penguar belgun: topi godet fillimisht shtyllën përpara se të ndalet në rrjetë. Sfida deri këtu ishte zhvilluar me ritme të larta, me një rast të pastër për Lukakun (të ndalur megjithatë për pozicion jashtë loje) dhe dy tentativa për Napolin (një përpjekje me kokë e Milikut dhe një e majtë e Insinjes). Që në të 33-tën vjen një goditje e rëndë për "axurrët" e Gatuzos. Sërish një aksion personal i Lukakut në të majtë, por dopieta e belgut vjen edhe falë një gafe të portierit të Napolit, Meret, të cilit i kalon topi në mes të duarve e më pas në mes të këmbëve: goditje në të vërtetë e fortë, por ku numri një ishte tërësisht në trajektore. Gabim klasik i portierit

që mund të ndodhë, por që i kushton Napolit disavantaz­hin prej dy golash në një start ku jugorët kanë hasur vështirësi në krijimin e rreziqeve. Pikërisht në momentin më të mirë të Interit, Napoli gjen forcën për të reaguar dhe ngushton diferencën

në të 39-ën: Zielinski hap lojën për Kajehonin në të djathtë, spanjolli shërben një krosim të tendosur në qendër ku ndodhet i përpiktë Milik. Zikaltrit vuajnë goditjen, "Axurrët" vazhdojnë të sulmojnë dhe i shkojnë pranë barazimit: harkim i kalibruar mirë nga

Mario Rui, shfaqet sërish Milik që këtë herë nuk gjen kuadratin. Tani ndeshja duket më e hapur se kurrë.

E VULOS LAUTARO Napoli me kokën ulur, në kërkim të barazimit në pjesën e dytë. Qarkullim me këmbëngulj­e i jugorëve që vetëm në

të 51-tën arrijnë të shfaqen të rrezikshëm: goditje me kokë e Milikut, përfundon jashtë. Konte në krahun tjetër kërkon më shumë organizim dhe aktivizon Barelën, ky i fundit megjithatë ndëshkohet shumë shpejt me karton të verdhë dhe do të mungojë në

sfidën kundër Atalantës. Në momentin më të vështirë Interi shënon trisin: krosim i Vesinos, Manolas bën "harakiri" në tentativë për të paraprirë Lautaron dhe i dhuron topin argjentina­sit, që me lehtësi mposht Meretin. Është goli që vulos përfundimi­sht sfidën, sepse vendësit nuk kanë më forcën për të reaguar. "San Paolon" e ndezin vetëm protestat dhe polemikat e Antonio Kontes dhe traversa nga goditja e dënimit e Insinjes. Bie Napoli i Gatuzos, Interi mund të festojë tri pikët dhe rikthimin në krye përkrah Juventusit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania