Panorama Sport (Albania)

Kapelo, sherr me Konten: Luan vetëm me kundërsulm

"Interi im luan me memorie. Lukakun e kritikonin, tani..."

- Përgatiti: LEDIO NASE

Antonio Konte ndodhej në post acionin e "Sky Sport" në kohë për të dëgjuar Fabio Kapelon i cili, nga studioja, po shpjegonte se përse Interi fiton më shumë në transfertë se në shtëpi. Shkurtimis­ht: sepse jashtë fushe mund të mbyllet në mbrojtje dhe të riniset, ndërsa në "San Siro" duhet të sulmojë më shumë dhe gjen përballë skuadra që kanë tendencë të luajnë më të tërhequra.

ZËNKA NË TV - Konte driblon kështu pyetjen lidhur me 100 fitoret në Serinë A dhe shkon menjëherë te pjesa kryesore: "Po qeshja sepse nuk jam dakord me Kapelon, nuk mendoj se Interi sot (dje) qëndroi i tërhequr duke kërkuar kundërsulm­in. Dëgjoj gjithmonë për kundërsulm e kundërsulm, por...". Në këtë pikë Kapelo e pyet: "Dëshiron të them 'rinisje', ndoshta është më moderne? Nuk dëgjove atë që thashë". "Për çfarë po flasim?, - vazhdoi akoma Konte, gjithmonë me një buzëqeshje të vakët. Nuk është ky futbolli i duhur, me gjithë respektin... Futbolli duhet kuptuar. Kjo skuadër luan me memorie dhe për fat që kundërshta­rët na kanë më shumë frikë se kush shikon ndeshjet". NGUSHTIMI I DISTANCËS - Nga studioja përpiqen të ndryshojnë bisedë. Prej 22 vitesh Interi nuk fitonte në Napoli. Çfarë peshe ka suksesi? "Me siguri një vlerë të madhe, sepse një fitore në Napoli nuk është e lehtë për askënd. Duke parë edhe vitet e fundit, ka qenë gjithmonë rivali i Juventusit, ndërsa ne kemi qenë shumë, shumë prapa. Këtë vit kemi ngushtuar distancat. Sot (dje) pashë një personalit­et të madh të

skuadrës, janë ndeshje që shtojnë besimin". Më pas shpreh një koncept që i rikthehet zënkës me Kapelon: "Kundërshta­rët duhen sulmuar gjithmonë të avancuar, duhet gjetur vertikaliz­imi në momentin e duhur. Ky është futbolli për të gjithë".

E ARDHMJA E BASTONIT - "Godin, në stol? Bëj disa zgjedhje. Edhe me Xhenoan luajti Bastoni, nuk është hera e parë, është e ardhmja jonë, por edhe e tashmja. Ka personalit­et, organizon lojën nga prapavija. Nëse punon më

shumë në fazën mbrojtëse, parashikoj një të ardhme të madhe". Me siguri skuadra rrezikoi në mbrojte. "Kur ushtron presing të avancuar, me 50 metra pas shpatullav­e, lejon shumë hapësira: presingu ndoshta nuk rezulton pozitiv dhe kundërshta­ri kërkon kundërsulm­in. Është problemi i zakonshëm kur ke pakicë në numër. Janë situata që mund të menaxhohen mirë, vërtet, por edhe kundërshta­rët përgatiten. Në futboll shpikjet bëhen në 30 metrat e fundit, deri në atë pikë çdo trajner jep

specifikim­e. Normalisht edhe talenti bën diferencën".

LUKAKU, "DIAMANT" Sulmi po funksionon. E çfarë Lukaku! "Është skandaloz, bën shaka Konte. - Kam dëgjuar shumë gjëra të thuhen për të. Më mirë të flitet… Sot është e lehtë t'i bashkohesh shumicës, më përpara e kritikonin. Mund të përmirësoh­et akoma, ashtu si Lautaro. Romelu është një diamant për t'u punuar, edhe me Martinezin po punojmë mbi lojën në dyshe. Lukakun e doja edhe te Juventusi dhe Çelsi, tani jam i lumtur që mund të punojmë bashkë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania