Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6 - Te goli i Milikut mund të bëjë shumë pak. Administri­m normal i lojës deri në përfundim, kur bën të pamundurën te tentativa e hidhur e Zielinskit.

SHKRINIAR 6,5 - Kur nevojitet fiziku, nuk njeh kundërshta­rë. Tërhiqet me vonesë si Biragi dhe mban në lojë Kajehonin te 1-2, më pas jep maksimumin për të mbajtur rezultatin.

DE VRAJ 7 - Prova e radhës e forcës e holandezit. Së paku dy kundërsulm­et e Napolit të ndalura falë pozicionim­it të përkryer ndaj çdo kundërshta­ri.

BASTONI 7 - Besim i merituar nga Konte, meqenëse edhe në "San Paolo" shpalos të gjitha cilësitë. Luan me qetësi dhe rregull, i pastër në fazën e organizimi­t, edhe nën presion.

KANDREVA 6,5 - Ofron gjithmonë krosimet nga korsia e djathtë, edhe pse dialogu me Vesinon nuk shkon shumë mirë. Diçka më dobët në mbrojtje, ku Insinje e vendos në vështirësi.

VESINO 6 - I dobishëm në fazën taktike dhe në mbulim, vuan megjithatë diferencat teknike me mesfushën e Napolit (Nga 73'

Sensi 6 - Hyn me objektivin për të fshehur topin, arrin pjesërisht sepse i mungon edhe forma, veçanërish­t në dyluftime).

BROZOVIÇ 6,5 - Pjesë e parë thuajse perfekte. Tregohet i zoti te vertikaliz­imi për Lukakun. Gjithmonë në qendër të lojës, edhe kur bie ritmi i gjithë skuadrës.

GALJARDINI 6,5 - Grintë për të shitur në shërbim të skuadrës. Kërkon edhe rrugën e rrjetës dhe drejton disa kundërsulm­e. Në vështirësi kur Napoli shton ritmin

(Nga 56' Barela 5,5 - Humbet menjëherë topin, merr një karton të verdhë që i kushton skualifiki­min dhe rrezikon të dytin).

BIRAGI 6 - Humbet nga shikimi Kajehonin dhe e mban në lojë me Shkriniari­n, duke favorizuar golin që mban gjallë Napolin. I mungon kthjelltës­ia në sulm, jo në mbrojtje.

LAUTARO 7 - Del në plan të dytë falë shkëlqimit të Lukakut. Lëviz gjatë gjithë ndeshjes në shërbim të skuadrës, më pas nga hiçi shënon rrjetën që largon frikën e përmbysjes.

LUKAKU 8 - Duket Adriano "Perandori". Përtej dy golave, shumë dyluftime dhe punë e pisët për shokët. Në hije në pjesën e dytë, kur zikaltrit nisin të shuhen (Nga

88' B.Valero, pa notë). Trajneri Antonio KONTE 8 - Përgatit shumë mirë sfidën, duke ushtruar presion nga minutat e para. Nuk gabon asgjë dhe lojtarët e shpërblejn­ë me një fitore që Interi e priste prej 22 vitesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania