Panorama Sport (Albania)

Ronaldo show, Juvja me gazin në maksimum

"Zonja e Vjetër" tregon "muskujt" dhe kërcënon Interin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kristiano Ronaldo ndal kohën. Ishte ndeshja e parë e vitit 2020, por dukej si në vitin 2015, kur portugezi ishte pjesë e La Ligës dhe shënonte gola me thasë. Portugezi dhuron spektakël kundër Kajlarit, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë asistin për të katërtin. Nisje më të mirë se kaq nuk kishte për skuadrën e Sarrit, i cili e ndoqi i qetë ndeshjen mes Napolit dhe Interit. Në mënyrë paradoksal­e "Dygualdo" buzëqeshi edhe në një pasdite kur nuk luajtën të tre së bashku. Ronaldo shënoi 3 gola, Dibala ishte nga më të mirët në fushë dhe fitoi penallti, ndërsa Higuain u fut dhe shënoi. Si të mos mjaftonte, në fundin e ndeshjes edhe Duglas Kosta dha shkëndija duke u konfirmuar një lojtar i rëndësishë­m për "Zonjën e Vjetër". Me këtë ecuri, Interi është i kërcënuar dhe titulli kampion duket shumë i vështirë për t'iu hequr nga duart skuadrës së Sarrit.

GOLAT - Rikthejmë edhe një herë në vëmendje videon e ndeshjes dhe analizojmë tripletën e Ronaldos. Goli i parë është një leksion i prezencës së shpirtit. Klavan pason i qetë për mbrojtësin 19-vjeçar Valukieviç, i cili luante ndeshjen e parë në Serinë A. Ky i fundit pret me qetësi që topi t'i shkojë në këmbë, por të dy harrojnë që në barin e "Juventus Stadium" është një "gjarpër" që mban numrin 7 mbi shpinë. Ronaldo ia vjedh topin, driblon Olsenin dhe shënon golin e parë. I dyti është nga një penallti e fituar nga Dibala me driblimet e tij të njohura me të majtën. Faullin e shkakton Rog, që tregohet më shumë naiv sesa dashakeq. I katërti është një devijim pas asistim të Duglas Kostës. Statistikë: Kristiano Ronaldo për herë të parë ka shënuar në 5 ndeshje radhazi në Serinë A. Kaljari ishte skuadra e vetme e Serisë A, kundër të cilës kishte luajtur dhe nuk kishte shënuar.

NDESHJA - Juventus-Kaljari, pavarësish­t se në letër ish

te një sfidë mes ekipit të parë dhe të gjashtë, në fushë dukej si një sfidë boksierësh të dy kategorive të ndryshme. Kajlari priti në mbrojtje duke mbyllur hapësirat qendrore dhe ia la topin Juventusit. Sarri e mori me kënaqësi topin, por problemi ishte që në pjesën më të madhe nuk shkonte dot përtej qarkullimi­t të tij. Shumë pak raste sepse në mesfushë kishte shumë trafik dhe pak mënyra për të manovruar. Në korsitë anësore kishte më

shumë hapësira, me Kuadradon që avanconte shpesh, por pa krijuar rrezik. U bënë disa goditje të lehta që mbanin firmën e Ramsejt, por rasti më i mirë erdhi nga Demiral që goditi traversën në minutën e 35-të.

ZHGËNJEN KALJARI Dy golat e parë ndryshuan skenarin dhe jo rastësisht, Olsen, pasi pësoi, duhet të bënte dy ndërhyrje vendimtare kundër Dibalës. Juventusi me qarkullimi­n e topit

ia doli që të gjente veten dhe hapësirat për të shënuar. Tani po luanin me hap kampioni. Kaljari në tërësi zhgënjeu. Luajti mirë në pjesën e parë, por nuk ishte kurrë i rrezikshëm. U detyrua që të sulmonte pas golave të pësuar, por la shumë hapësira. Vetëm Naingolan (e pritur) dhe Zhoao Pedro (shtyllë) provuan diçka. Shumë pak për të larguar një të dhënë shqetësues­e: Kaljari nuk fiton nga 2 dhjetori.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania