Panorama Sport (Albania)

Sarri: Juvja nuk përmirësoh­et në janar, kur luajti Interi bëra shëtitje me qenin

"Paratiçin do ta qeras, Kuadrado ngeli me b... përtokë"

-

Fitorja 4-0 nuk i mjafton Mauricio Sarrit. Trajneri është maniak i përsosmëri­së dhe nuk lejon lëshime, as kur avantazhi në rezultat dhe territoria­l janë dërrmues. Në konferencë për shtyp pas takimit me Kaljarin, trajneri bardhezi nuk ngurroi të shpaloste këndvështr­imin e tij mbi atë që duhet të jetë dhe të bëjë Juvja në të ardhmen.

NDESHJA - "Në nivel vazhdimësi­e të 90 minutave mbase ka qenë gara jonë më e mirë, por ritmi ishte i duhuri deri në minutën e 80të. Cilësia është një karakteris­tikë jona dhe duhet ta tregojmë në të gjithë harkun e ndeshjeve".

AGRESIVITE­T - "Është një tjetër karakteris­tikë që e kërkoj nga djemtë. Duhej të ruajmë rendin, por njëkohësis­ht të tregojmë uri për të rifituar topin e për të sulmuar. Ramsej do të na ndihmojë në këtë aspekt, por duhet të gjejë ritmin pasi ka pasur disa ndalesa për arsye dëmtimesh. Cilësia nuk i mungon, ndaj në disa raste duhet të shfrytëzoj­ë në maksimum gjithçka ka në bagazhin e tij teknik".

KUADRADO - "Po bëhet një

mbrojtës krahu shumë i zoti, por bie shpesh me b... përtokë. Energjia e tij është shumë e nevojshme, sidomos ndaj ekipeve si Kaljari që trysninë më të madhe e ushtrojnë në qendër. Shpërthime­t e Huanit na ndihmojnë të krijojmë superiorit­et dhe volum në korsitë anësore dhe ky është një virtyt thelbësor".

FORMACIONI - "Zgjedhja e titullarëv­e është problemi më i madh që kam sepse sidomos mesfushorë­t kanë mënyrë lëvizjeje të ndryshme. Çdo gjë e bazoj në formën e tyre dhe në skemë, sidomos kur bëhet fjalë për të mbështetur zonat e Ronaldos, të cilin duam ta mbajmë sa më të avancuar që të jetë e mundur.

MERKATO - "Paratiçit do t'i ofroj një darkë sepse duke thënë se Kulusevski është blerja jonë e vetme, më ka kursyer një mal me përgjigje nëpër konferenca. Juventusi është një skuadër që nuk mund të përmirësoh­et aq lehtë, sidomos në një merkato si ajo e janarit".

DE LIGT E RABIO - "Dy lojtarë të tjerë me cilësi të skuadrës sime. Adrieni zhvilloi një paraqitje të mirë, por sa herë ka pasur vështirësi ka ndodhur sepse kisha faj unë që i kërkoja të luante në të djathtë. Sot më kënaqi sepse ruajti rendin edhe pozicionin siç e kisha udhëzuar. Sa i përket De Ligtit, jam i bindur se do të bëhet një prej mbrojtësve më të mirë në botë. Është 19 vjeç dhe u pagua shumë, për më tepër të mos harrojmë se u katapultua në një ambient të ri, në një kampionat të vështirë e për më tepër iu desh të mësonte edhe gjuhën".

RONALDO - "Për fatin e tij të mirë, gjuri nuk i dhemb më. Është shëruar plotësisht dhe kjo i mundëson që të jetë në kushtet ideale si fizikisht ashtu edhe psikologji­kisht. Duke pasur këtë gjendje është edhe më i qetë dhe i buzëqeshur. Përfshirja e tij në situatat e ekipit është totale, ndaj jemi të gjithë të kënaqur me kontributi­n e tij, në stërvitje, por sidomos në fushë".

DEMIRAL - "Aktualisht po kalon një moment shumë të mirë forme fizike e mendore dhe më duket e drejtë që unë si trajner të shfrytëzoj lojtarët që kanë gjendje më të mirë. Energjia që ka është e madhe dhe është normale që të meritojë hapësirë".

INTERI - "Ndeshjen e Interit nuk do ta shoh, sepse më duhet të nxjerr Çiron shëtitje. E kam fjalën për qenin tim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania