Panorama Sport (Albania)

Kristiano: I bëjmë presion Interit

"Jemi përmirësua­r në të gjitha aspektet, skuadra vjen përpara golave të mi"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Asnjë lojtar tjetër nuk ka shënuar më shumë tregolësha në kampionat që nga janari i vitit 2008 sesa Kristiano Ronaldo. Mjafton një statistikë e tillë për të kuptuar madhështin­ë e këtij futbollist­i, i cili edhe pse në moshën 34-vjeçare vazhdon të mahnitë të gjithë botën. Kur ndaj tij ngrihen pikëpyetje, ai është gjithmonë aty duke u përgjigjur në fushën e lojës me gola. I djeshmi ishte "hat trick"-u i 36-të në kampionat që nga janari duke lënë pas Leo Mesin, i cili është ndalur në kuotën e 34 tregolësha­ve. Për portugezin ishte i pari në kampionati­n italian dhe i dyti në total me fanellën e Juventusit, pas atij të shënuar kundër Atletikos së Madridit sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve. Kaljari ishte "viktima" e fundit që kishte arritur të mbijetonte nga skuadrat e Serisë A, ndaj të cilave Kristiano Kishte luajtur të paktën një herë dhe nuk i kishte shënuar. Ja që pësoi 3 gola... Golat e shënuar ditën e djeshme shërbyen për të thyer një tjetër rekord të vogël me fanellën bardhezi, pasi ishte hera e parë që Kristiano Ronaldo shënon në 5 ndeshje radhazi në Serinë A. Kjo ishte mënyra më e mirë për të harruar finalen e humbur në Superkupë

kundër Lacios.

PRESION INTERIT - Sulmuesi i Juventusit ka treguar emocionet e tij pas fitores ndaj Kaljarit dhe thotë se e rëndësishm­e ishte fitorja dhe jo golat e shënuar. "Gjëja më e rëndësishm­e është skuadra dhe skuadra luajti shumë

mirë. Sigurisht që mua më pëlqen shumë të shënoj, por e rëndësishm­e është që të fitonim dhe ne ia dolëm. Në këtë mënyrë i bëjmë presion Interit dhe shohim vetëm përpara. Duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë vetëm për veten tonë", tha fillimisht Kristiano.

Ai foli gjithashtu edhe për përmirësim­in që ka pësuar ekipi në fazën mbrojtëse. "Jemi përmirësua­r hap pas hapi dhe ndeshje pas ndeshjeje, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm dhe mesfushë. Duhet të përmirësoh­emi në të gjitha aspektet dhe jo vetëm në një. Ishte mënyra më e mirë për ta nisur vitin dhe tani të vazhdojmë të punojmë sepse rruga është e gjatë dhe kampionati gjithashtu. Ekipi më pëlqeu shumë dhe treguam formë të mirë", tha Kristiano Ronaldo pas fitores 4-0 të Juventusit kundër Kajlarit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania