Panorama Sport (Albania)

Arsenali kualifikim me vuajtje, Lidsi shpërdoron pa fund

Në 1/16-at e FA kundër Bornmëthit, vendos Nelson

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nëse do të ishte një ndeshje boksi, Lidsi do ta kishte fituar bindshëm me pikë pas "grushteve" që i dha Arsenalit në "Emirates", gjatë pjesës së parë të ndeshjes së fundit të raundit të 1/32-ave të Kupës FA. Në 20 minutat e para, skuadra e Marselo Bielsës krijoi shtatë raste për gol, krahasuar vetëm me 1 të "Topçinjve", goditi shtyllën dhe ishte Martinez me ndërhyrjet e tij që i tha në disa raste "jo" festës së Ezgjan Alioskit me shokë. Për të shpjeguar paraqitjen e dobët të skuadrës së Mikel Artetës mjafton një statistikë pas pjesës së parë: 15 goditje drejt portës së londinezëv­e nga skuadra e Championsh­ip-it, numri më i lartë që Arsenali ka pësuar në 45 minutat e para të një ndeshjeje këtë sezon (15 herë u godit edhe në pjesën e parë kundër Liverpulit në Premier Ligë në gusht). Por letargjia e pjesës së parë, ia la vendin një skuadre më të vendosur në të dytën. Lakazet-Nelson kërcënojnë menjëherë portën e miqve me fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi francez, që dje mbante edhe shiritin e kapitenit në mungesë e Obamejangu­t, prek edhe traversën në minutën e 51-të. Pastaj detyron portierin Melsier të bëjë një ndërhyrje të shkëlqyer. Por është vetëm preludi i golit, i cili do të vijë katër minuta më vonë: krosimi i Lakazet devijohet nga

Berri Daglas dhe shndërrohe­t në një asist për Nelson, i cili ndërhyn më shpejt sesa portieri ta bllokojë (goli i dytë i 20-vjeçarit për Arsenalin në 29 ndeshjet me klubin). 1-0 dhe nisja e fortë e pjesës së dytë shpërblen "Topçinjtë". Mesut Ozil, i cili preku vetëm

13 topa në pjesën e parë, më pak se çdo futbollist tjetër u transformu­a në pjesën e dytë. Skuadra e Artetës preu edhe biletën e fundit të 1/32-ave dhe në raundin e 1/16-ave, që do të luhet në javën e parafundit të muajit, do të udhëtojë drejt Bornmëthit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania