Panorama Sport (Albania)

Solskjaer: E admiroj Pepin, ka ngritur stekën. Në derbi nuk vendos forma

Trajneri i Junajtidit, optimist përpara gjysmëfina­les së Kupës

-

Është një Ole Gunar Solskjaer i karikuar dhe plot elozhe për rivalin e tij të sotëm Pep Guardiola ai që shfaqet në konferencë­n për shtyp të Junajtidit përpara gjysmëfina­les së parë të Kupës së Anglisë. "Është një derbi, ka lidhje me adrenalinë­n dhe atmosferën. Unë e admiroj Pepin. Ata e kanë rritur stekën aq shumë, sa na shërben si një objektiv për ta arritur. Ata fitojnë ndeshje njëra pas tjetrës dhe kanë vetëbesim. Por, në një derbi forma nuk ka rëndësi", u shpreh tekniku norvegjez i Junajtidit. Solskjaer ka edhe një mesazh për Lingardin, klientin më të fundit të Mino Raiolës, i cili nuk shënoi asnjë gol gjatë vitit të fundit: "Xhesi ka pasur ulje-ngritjet e tij. Ne duam që ai të shënojë dhe të shërbejë, por askush nuk vrapon sa ai. Ka ulur kohën e përdorimit të rrjeteve sociale dhe duhet ta ulë kokën dhe të punojë".

Statistika­t - Mançester Junajtid e ka mposhtur Sitin në përballjen e fundit mes tyre në Premier Ligë muajin e shkuar. Por, "Djajtë" nuk kanë fituar dy ndeshje radhazi ndaj rivalëve të qytetit që prej prillit 2010. Junajtid e ka eliminuar Sitin në secilën prej dy takimeve të fundit në Kupën e Ligës, duke i nxjerrë jashtë kompeticio­nit në gjysmëfina­len e 2009-'10 dhe raundin e katërt në 2016-'17. Që kur humbi 1-0 me

Junajtidin në raundin e katërt në tetor 2016, Siti është i pamposhtur në 15 ndeshjet e Kupës së Ligës (11 fitore, 4 barazime). Skuadra e fundit që ka pasur një seri më të gjatë rezultates­h pozitive në këtë kompeticio­n ishte Çelsi (20042008, 18 ndeshje). Kjo do të jetë gjysmëfina­lja e 15-të në historinë e Kupës së Ligës për Junajtidin. Vetëm Liverpuli (17) ka regjistrua­r më shumë prezenca në këtë fazë. Rashford është përfshirë në 8 gola në 5 ndeshjet e tij të fundit në Kupën e Ligës (5 gola, 3 asiste). Këtë sezon ai ka shënuar 3 gola. Që prej nisjes së sezonit 2013-'14, Sterling është përfshirë në më shumë gola në Kupën e Ligës se çdo futbollist tjetër: 14; 8 gola, 6 asiste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania