Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Nuk jemi më fqinjët e zhurmshëm

"I kemi mundur më shpesh, Junajtid po luan siç do Ole"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Me Premier Ligën që pushoi në fundjavë për t'u lënë vendin kupave, emocionet e futbollit anglez nuk zbehen aspak. Kupa FA u lë vendin gjysmëfina­leve të Kupës së Ligës, që nisin sot me një finale të parakohshm­e, Mançester Junajtid-Siti. Përpara 90 minutave të para në "Old Trafford" sot në orën 21:00, Pep Guardiola lëshon një provokim ndaj rivalëve, duke thënë se nuk është më i sigurt nëse vlen më nofka e vendosur nga Sër Aleks Ferguson "komshinjtë e zhurmshëm" për "Qytetarët". Por, prej vitit 2009 skuadra blu e qytetit ka shijuar suksese më të mëdha në ishull. "Unë e di që në epokën e dikurshme, kur unë nuk isha këtu, ne ishim komshinjtë e zhurmshëm, por tani nuk e di se cilët jemi", tha duke qeshur tekniku i Sitit në konferencë­n për shtyp. "Këtu ka shumë ekipe të mëdha. Nuk ka vetëm një apo dy si në vendet e tjera, prandaj derbi është i rëndësishë­m për tifozët tanë. Unë nuk kam një shekull këtu për të ndier se çfarë do të thotë të luash kundër Liverpulit, por di me saktësi çfarë Junajtidi do të thotë për ta". Kampionët e Anglisë, të cilët në Premier Ligë renditen 14 pikë pas skuadrës së Klopit, u mposhtën 2-1 në "Etihad" nga skuadra e Solskjaeri­t në dhjetor. Katalanasi beson se te "Djajtë" ka nisur të ndihet dora e

teknikut norvegjez, pavarësish­t se ata renditen 13 pikë pas Sitit në klasifikim pas 6 humbjesh: "Mendoj se ai ka nisur të shohë atë që dëshiron nga skuadra e tij. Nuk ishte e lehtë që të merrje një skuadër të madhe me një objektiv të madh të vendosur nga klubi për të fituar të gjitha kompeticio­net, por çdo trajner ka nevojë për kohë. Unë kam mendimin se Junajtid ka nisur të luajë ashtu siç ai dëshiron. Edhe në humbjen ndaj Arsenalit ai pa qartazi atë që donte. Ndaj një klubi të madh si Junajtid mund të humbasësh, por ne i kemi mposhtur ata më shpesh sesa na kanë mundur". Siti ka fituar gjashtë nga 9 transferta­t e fundit kundër Junajtidit në të gjitha kompeticio­net (1 barazim, 2 humbje), një më shumë sesa kishin regjistrua­r në 39 takimet e mëpërparsh­me në "Old Trafford". Guardiola i ka fituar 5 gjysmëfina­let e tij të fundit në kupat e Anglisë që prej humbjes 2-1 me Arsenalin në gjysmëfina­len e Kupës FA 2016-'17. Katër nga këto suksese ishin në Kupën e Ligës, duke i fituar të dyja ndeshjet gjysmëfina­le kundër Bristol Sitit në 2017-'18 dhe Burton Albionit në 2018-'19.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania