Panorama Sport (Albania)

Nojer, presion Bajernit: Unë jam ende numri 1

"Flik të qëndrojë gjatë, Kahnin dua ta provoj si shef"

-

Yjet e skuadrës së Bajernit janë duke u përgatitur seriozisht për pjesën e dytë të sezonit në Gjermani. Teksa lojtarët shijojnë diellin e ngrohtë të Katarit, në Gjermani dimri ka sjellë jo vetëm ditë të ftohta, por edhe lajme të reja nga merkatoja. Lajmi për zyrtarizim­in e portierit të Shalkes, Aleksandër Nybel, te Bajerni ka sjellë jo pak polemika te kampionët në fuqi. Manuel Nojer është shprehur fill pas ngjarjes se nuk ka ndërmend t'i lëshojë vend askujt duke trazuar jo pak ambientin. Por dje, kapiteni bavarez ka ulur tonet dhe në një intervistë të gjatë për "Sport 1" e ka konsiderua­r Nybelin si e ardhmja në portën e Bajernit.

Si e shikon Nojer ardhjen e Nybelit në qershor?

Është një zgjedhje e klubit që ka hedhur sytë nga e ardhmja. Edhe pse ne kemi portierë të mirë për momentin, Ulriash dhe Sahe janë duke punuar mirë. Nybel është një portier i mirë që në të ardhmen mund të bëhet i madh.

Do t'i luajë Nybel disa ndeshje si titullar me fanellën e Bajernit?

Unë jam një lojtar profesioni­st dhe si i tillë dua që të jem në fushën e lojës në çdo ndeshje. Nuk dua të jem thjesht për numër, por të jem protagonis­t me skuadrën. Gjithsesi, është trajneri ai që do të vendosë.

Çfarë forme po kaloni?

Ndihem mirë dhe në formë. Viti i kaluar ishte i mirë nga shumë perspektiv­a. Duam të përsërisim të njëjtën gjë edhe në këtë sezon. Trajneri na ka motivuar shumë dhe kjo e bën punën akoma më interesant­e.

Jeni të kënaqur me Flikun?

Është një kënaqësi të punosh me të. Për mua do të ishte mirë nëse ai do të qëndronte edhe më gjatë. Ai ka bërë një punë të mirë dhe lojtarët po punojnë me kënaqësi me të. Kjo është parë edhe në dy ndeshjet e fundit ku kemi luajtur të bashkuar dhe me një moral të lartë. Hansi i gëzon të gjitha cilësitë për të qenë një trajner afatgjatë te Bajerni i Mynihut.

Sa e lidhur është e ardhmja juaj me Bajernin?

Shpresoj që shumë. Derisa të gëzoj një shëndet të mirë dhe të luaj ashtu siç duhet, nuk shoh asnjë arsye pse të mos qëndroj edhe për disa

vite të tjera këtu në Mynih. Futbolli është jeta ime dhe derisa të ndihem i rëndësishë­m për klubin e Bajernit, do të jap gjithçka për këtë fanellë. Nuk ka asnjë limit për karrierën time, të paktën për momentin, por asgjë nuk është e sigurt në futboll.

Do të rinovoni me Bajernin?

Kushtet i kam në mendje, por nuk mund të shprehem tani. Klubi e ka vlerësuar gjithmonë punën time. Deri tani nuk jemi ulur për të biseduar, nuk ka arsye pse të nxitohemi.

Kahn nisi një punë të re te Bajerni, jeni takuar?

Oli ka qenë një nga ata lojtarë që nuk ishte i kënaqur kur nuk luante (qesh). Jam shumë i lumtur për rikthimin e tij në klub. Jam shumë kurioz të shoh se si do të jetë në gjendje të kryejë rolin e ri. Dikur kam luajtur me të edhe pse si kundërshta­r, është e çuditshme tani që ai është shefi im. Kemi konsiderat­a të mëdha për njëri-tjetrin, jam i bindur se do të gjejmë gjuhën e përbashkët për të folur për

gjithçka.

Sa janë përshtatur djemtë e rinj me skuadrën në Doha?

Shoh që janë shumë të motivuar, kjo është e rëndësishm­e. Është detyra jonë që ata të marrin orientimet e duhura. Të stërvitesh me ta është interesant­e, me kujton kohën kur isha vetë i ri.

Alaba si qendërmbro­jtës, si e vlerësoni punën e tij në dy ndeshjet e fundit?

Jam shumë i habitur me paraqitjen e tij. Edhe para 2-3 vitesh ka luajtur në atë pozicion dhe ka bërë të njëjtën paraqitje.

Por një paraqitje mbresëlënë­se ka bërë edhe Alfosno Dejvis në krahun e majtë. Ai i dha shenjat e para që në përgatitje­t në Amerikë. Luan lirshëm dhe kjo më pëlqen shumë tek ai. Është ende shumë i ri dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, do të bëhet një lojtar i madh. Hyn Bajerni te skuadrat e mëdha duke parë që ka në përbërje lojtarë si Koman dhe Levandovsk­i?

Kur sheh përbërjen e skuadrës sonë, mund të thuash pa frikë që hyjmë te skuadrat më të mira në Europë. Nuk duhet të ketë asnjë lloj justifikim­i kur hyjmë në fushën e lojës. Jemi ndërtuar për t'i fituar të gjitha trofetë.

Lajpcig mban vendin e parë, sa ju motivon kjo gjë?

Sigurisht që kur je poshtë në tabelë, fokusi është te skuadrat sipër. Por ne kemi treguar në Lajpcig se jemi më mirë se ata. Edhe pse për të fituar kampionati­n duhet të kesh vazhdimësi dhe jo të matesh me një ndeshje. Nëse do të shpallemi kampionë? Kjo do të varet nga shumë faktorë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania