Panorama Sport (Albania)

Reali, sekreti është... mbrojtja

Kurrë më mirë sesa tani në 32 vitet e fundit, edhe Luka Modriç ndihmon për objektivin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit ësh të ekipi me mbrojtjen më të mirë në kampionati­n spanjoll bashkë me Atletikon dhe i treti në 5 kampionate­t më të rëndësishm­e europiane. Vetëm Reims dhe PSG-ja kanë pësuar më pak gola (10). Kjo është mbrojtja më e mirë madrilene e 32 viteve të fundit pas 19 javësh të luajtura. "Galaktikët" nuk pësonin kaq pak gola (ekzaktësis­ht 12) që nga sezoni 1987-1988. Nëse Reali i Madridit është lider i kampionati­t spanjoll bashkë me Barcelonën, atëherë meritë për këtë gjë ka edhe portieri Tibo Kurtua. Belgu e shpëtoi skuadrën nga 3 gola të sigurt kundër Getafes dhe është duke kaluar momentin më të mirë që kur ka veshur fanellën e Realit të Madridit. Ai ka pësuar 6 gola në 4 ndeshjet e para të sezonit dhe tani vetëm 3 në 12 në të cilat ka luajtur. Në 3 muajt e fundit ai e ka mbajtur portën të paprekur 9 herë në 12 ndeshjet e La Ligës. Belgu është portieri më i mirë në kampionat për pritje nga zona e vogël. Ai është një nga sekretet pse Reali i Madridit po kalon këtë formë të mirë dhe pse tenton të fitojë kampionati­n spanjoll. Por edhe mbrojtësit si Varan-Ramos, Karvahal, Mendi e Marselo kanë dhënë kontributi­n e tyre që Reali i Madridit të mos

pësojë gola.

MODRIÇ

Por nuk është vetëm mbrojtja sekreti i Realit të Madridit. Forma e mirë e kroatit Luka Modriç është gjithashtu një nga arsyet pse skuadra e Zinedin Zidanit po fiton. Mesfushori kroat ka

aktivizuar versionin "goleador". Në këtë sezon ai ka arritur të shënojë në 4 raste duke barazuar rekordin e tij më të mirë që nga koha kur vesh fanellën madrilene, ekzaktësis­ht sezonin e parë (2012-2013). Tani ka përpara gjysmë sezoni për ta thyer

këtë rekord. Është përfolur shpesh se kroati mund të shndërrohe­t në një rezervë luksi pasi mesfushorë­t e tjerë po kalojnë një formë të shkëlqyer, por ai nuk do të dorëzohet dhe po e tregon në fushën e lojës se është ende një nga më të mirët në rolin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania