Panorama Sport (Albania)

Pikëpyetje në mesfushë e gabime në mbrojtje, Barcelonës i dridhen gjunjët

ANALIZA/ Katalanasi­t nuk janë në momentin më të mirë

-

Një lider që i dridhen gjunjët. Kështu e titullon analizën për Barcelonën gazeta e njohur "MARCA", e cila rendit disa nga arsyet dhe problemet që kanë katalanasi­t në këto momente. Pavarësish­t se skuadra e Valverdes është në krye të kampionati­t spanjoll, ka shfaqur disa momente luhatjeje dhe të krijon idenë që nuk po kalon një moment shumë të mirë.

E BRISHTË NË MBROJTJE- As prezenca e një prej portierëve më të mirë në botë (Ter Shtegen) nuk ka arritur që të evitojë problemet e Barcelonës në mbrojtje. Skuadra e Valverdes ka pësuar 23 gola në 19 ndeshje, statistika më e keqe që nga sezoni 2003-2004. 23 gola janë sa dyfishi i Realit të Madridit dhe Atletikos, Bilbaos, Sevijes apo Getafes. Për shembull, Barcelona ka pësuar po aq sa Vajadolidi. Ta mendosh që në vitin e parë kur erdhi Valverde në krye të katalanasv­e pësoi vetëm 29 gola në total në të gjithë sezonin.

TRANSFERTA­T- Barcelona ka

arritur të sigurojë vetëm gjysmat e pikëve kur ka luajtur në transfertë dhe ta mendosh që ende nuk ka luajtur në "Bernabeu", "Mestalla", "Pizjuan" apo "La Ceramica". Ka humbur me Bilbaon, Levanten dhe Granadën. Fitorja kundër Atletikos së Madridit është arritja më e madhe në transfertë në këtë sezon të La Ligës. Barcelona është skuadra e katërt më e mirë në transfertë pas Sevijes me 20 pikë, Realit me 19 dhe Sociedadit me 17. Por kjo gjë kompensohe­t me ecurinë në "Camp Nou" ku ka tetë fitore dhe një barazim.

PËRMBYSJE PËRGJYSMË- Barcelonës së këtij sezoni i ka ndodhur diçka e çuditshme. Në tri ndeshje ka pësuar gol e para, pastaj ka arritur ta përmbysë rezultatin dhe në fund nuk ka marrë më shumë se një pikë. Kjo i ka ndodhur kundër Espanjolit, Sociedadit dhe Osasunës. Në të tria ndeshjet barazimi ka ardhur nga gabimet individual­e të disa lojtarëve: Ter Shtegen, Pike,

De Jong.

KRYESIMI- 40 pikët e Barcelonës në këtë moment janë ecuria më negative që nga sezoni 20072008 dhe kampionati përfundoi me Realin e Madridit fitues. Edhe një vit më parë e kishin humbur titullin kampion e fitoi Reali i Madridit. As me Tata Martinon nuk grumbullua­n

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania