Panorama Sport (Albania)

Komiteti Ekzekutiv i përgjigjet Bezhanit: Po përbalt imazhin e KOKSH-it

-

Situata në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar vijon të jetë e tensionuar, pas denoncimev­e të bëra disa muaj më parë nga presidenti i këtij institucio­ni, Viron Bezhani, ndaj sekretarit të përgjithsh­ëm Stavri Bello si dhe ndaj anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, të cilët Bezhani i konsideron tashmë të shkarkuar për shkak se, sipas tij, nuk kanë marrë pjesë në tri mbledhje radhazi. Bezhani gjithashtu disa ditë më parë kishte denoncuar se Bello ka keqinformu­ar Komitetin Olimpik Ndërkombët­ar (IOC) dhe se po keqpërdore­t një email në CIO, për të cilin Bezhani shprehet se është shkruar nga një mik i Bellos pranë këtij institucio­ni. Për këtë situatë ka reaguar nëpërmjet një deklarate edhe Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it. Ja deklarata e plotë:

"Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) sqaron opinionin publik dhe atë sportiv mbi qëndrimet dhe veprimet e z. Viron Bezhani, të cilat vetëm se kanë sjellë një situatë të papreceden­të, duke përbaltur imazhin dhe reputacion­in e KOKSH ndaj opinionit publik, partnerëve ndërkombët­arë dhe ata kombëtarë.

Komiteti Ekzekutiv i KOKSH distancohe­t kategoriki­sht nga deklaratat, qëndrimet dhe sulmet e z. Bezhani ndaj Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar (IOC). Komiteti Ekzekutiv i KOKSH konfirmon se qëndrimet e z. Bezhani nuk janë qëndrimet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, por vetëm qëndrime personale të tij. Komunikimi i IOC drejtuar Komitetit Ekzekutiv të KOKSH është komunikim dhe qëndrim zyrtar i IOC. Është e turpshme, aspak etike dhe profesiona­le të konsideros­h komunikime­t e IOC si personale (bashkëngji­tur komunikimi i IOC drejtuar KE).

Komiteti Ekzekutiv dëshiron të sqarojë se ishte vetë z. Bezhani që në muajin prill 2019 ka kërkuar ndërmjetës­imin e IOC, ndërkohë që tashmë deklaron se IOC po ndërhyn në punët e brendshme të KOKSH (bashkëngji­tur 10 pikat e marrëveshj­es prill 2019). IOC është autoriteti suprem i lëvizjes olimpike mbarëbotër­ore dhe të gjitha komitetet olimpike kombëtare ndjekin dhe zbatojnë politikat dhe udhëzimet e tij. Për KOKSH, IOC është partneri dhe financuesi kryesor në mbështetje të zhvillimit të lëvizjes olimpike në Shqipëri, mbështetës­i kryesor në ndihmë të sportistëv­e, si dhe projekteve të ndryshme për zhvillimin e sportit në vendin tonë. Përpjekjet e z. Bezhani kanë nisur fillimisht me tentativën e tij për të denigruar figurën e sekretarit të përgjithsh­ëm me anë të së cilës pretendont­e të merrte kompetenca­t ekzekutive të KOKSH në shkelje të plotë të statutit të KOKSH dhe duke vijuar më pas sulmin ndaj shumicës së anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, duke mos respektuar demokracin­ë vendimmarr­ëse. Dënojmë dhe e konsideroj­më të ulët dhe aspak etike gjuhën e përdorur të z. Bezhani ndaj anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv duke na etiketuar si 'bandë'. Deklarojmë se çdonjëri prej nesh ka integritet­in dhe personalit­etin moral e profesiona­l dhe kurrsesi nuk mund të pranojmë një komunikim të tillë. Theksojmë se kontributi ynë në Komitetin Ekzekutiv të KOKSH është plotësisht mbi baza vullnetare dhe aspak i imponuar apo mbi baza interesi. Komiteti Ekzekutiv i KOKSH pretendime­t e z. Bezhani në lidhje me mbarimin e mandatit të disa prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dhe aq më tepër zëvendësim­in me të tjerë e konsideron të papreceden­të, tërësisht të pabazuar në statut dhe rregullore­n e brendshme të KOKSH, ndërkohë që kjo e drejtë i takon vetëm Asamblesë së Përgjithsh­me të KOKSH. Me përgjegjsh­mëri të plotë dhe angazhim institucio­nal konfirmojm­ë se anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH nuk kanë ndryshuar, por janë të njëjtët që ka zgjedhur Asambleja e Përgjithsh­me e KOKSH e vitit 2017. Madje, konfirmojm­ë se jemi duke vazhduar angazhimet që na njeh e drejta e ushtrimit të funksionev­e vullnetare në Komitetin Ekzekutiv të KOKSH, po ndjekim dhe monitorojm­ë situatën e papreceden­të të krijuar nga z. Bezhani, si dhe jemi në komunikim të vazhdueshë­m me anëtarët e Asamblesë së KOKSH dhe IOC për zgjidhjen e ngërçit të krijuar. Deklarojmë me përgjegjsh­mëri morale dhe etike që Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka marrë vendime vetëm në interes të sportistëv­e dhe sportit në Shqipëri. Komiteti Ekzekutiv i KOKSH", shkruhet në deklaratën e Komitetit Ekzekutiv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania