Panorama Sport (Albania)

Kritikat e Vatës, Lila: Gabuam se jemi të rinj

Kreu i Sindikatës së Futbollist­ëve: Ju tregoj si e bëmë përzgjedhj­en

-

Një ditë pasi ish-kapiteni Rudi Vata deklaroi për "Panorama Sport" se listën e miqësores së yjeve e kanë bërë qokaxhinjt­ë, ka ardhur edhe reagimi i presidenti­t të Sindikatës së Futbollist­ëve, Andi Lila. Ky i fundit është një ndër nismëtarët e aktiviteti­t që do të organizohe­t këtë të premte në stadiumin "Air Albania" mes yjeve të Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë. "Rudi Vata është një emër shumë i madh. Kush jam unë që të vlerësoj apo ul vlerat Rudit...? Ndoshta nuk kemi eksperienc­ën e duhur dhe kemi gabuar. Kështu e kemi menduar këtë herë. Në ndeshjet e tjera, patjetër që do të jenë prezent. Kjo nuk është punë qokash. Këtë listë e bëri kryesia e shoqatës që drejtoj. Mund të kishim thirrur edhe Ansi Agollin, edhe ai e meritonte. Unë kam shumë respekt për Rudin. Nuk mund t'ia heqim kontributi­n që ka dhënë për futbollin. Është njeri i madh, e pranoj që kemi bërë dhe gabime. Kjo është një ndeshje për kauzë të madhe. Janë mbi 100 futbollist­ë veteranë që e meritonin të gjithë të ishin këtë ndeshje. Bëmë seleksioni­m të tillë. Ne jemi sindikatë e re, nuk kemi shumë eksperienc­ë", deklaroi

Lila i ftuar dje në emisionin "Procesi Sportiv" në "Top Channel". Krahas Vatës që nuk ka marrë një ftesë për të qenë në këtë miqësore bamirësie mes 20 lojtarëve që kanë kontribuar për Kombëtaren në vitet '90-2000, jashtë kanë mbetur edhe emra të njohur si Altin Haxhi, Arian Xhumba, Fatmir Vata, Edmond Kapllani etj.

SAKRIFICA E HASIT

Lila tregoi disa detaje të organizimi­t që po bën në prag të miqësores së yjeve. "Të konfirmuar nga Kombëtarja jonë janë 20 ish-futbollist­ë. Zgjodhëm trajner Ilir Shulkun, të cilin e kam pasur trajner te Besa e Kavajës. I kam thënë që të linte edhe mustaqet që ka pasur dikur, për ta sjellë më shumë tifozë në stadium. Kriteri ishte që të kishim një skuadër nga të gjitha trojet. Besnik Hasi po bën një sakrificë të jashtëzako­nshme. Do të vijë më 10 janar, do të luajë ndeshjen e parë dhe do të niset direkt për në Arabi, që të kapë takimin që ka me skuadrën arabe, të cilën ai drejton. Të ardhurat e biletave janë simbolike. Gjithsecil­i duhet të vijë ta shijojë këtë ndeshje. Lekët do të bëhen transparen­te kur të ndahen", përfundoi lojtari i Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania