Panorama Sport (Albania)

“Poker” me vuajtje, Milani tani sfidon Juven

-

Romelu Lukaku foli gjatë në një intervistë për emisionin "Tiki Taka" ku së bashku me të ishte edhe ish-sulmuesi zikaltër, Kristian Vieri. Bomberi belg foli për kampionati­n italian, ndryshimin midis tij dhe Vierit si dhe për marrëdhëni­en me sulmuesin argjentina­s, Lautaro Martinez.

Për Serinë A - "Kampionati italian është ndryshe nga kampionate­t që kam luajtur më parë. Këtu luajnë mbrojtësit më të mirë në Europë. Stërvitja është gjithashtu ndryshe, i japin rëndësi më shumë anës fizike. Dy muajt e parë kanë qenë shumë të vështirë, por gjithmonë kam menduar për të ardhmen dhe për atë çfarë mund të japë për skuadrën. Jam i ri dhe më duhet të punoj më shumë për t'u përmirësua­r. Në Angli çdo ndeshje ishte e njëjtë, këtu ato ndryshojnë shumë çdo javë është një tjetër sfidë. Mund të humbasësh ndeshjen, edhe pse ke marrë vetëm një gjuajtje në portën tënde, ashtu siç ka ndodhur në Firence dhe Leçe".

Për derbin - "Është një emocion i madh. Të luaj për Interin në Itali ishte një ëndërr për mua. Finalen e parë që kam parë kur isha një fëmijë ka qenë Inter - Lacio për Kupën UEFA. Kam dashur të luaj për Interin pasi gjithmonë kam admiruar sulmuesit e tij, Ronaldo, Vierin dhe Adrianon".

Për idhullin e tij, Adriano - "Ai ishte i fortë, kishte një të majtë të fuqishme. Kur luaja 'Play Station', gjithmonë zgjidhja atë pasi shënoja nga mesi i fushës (qesh)".

Për ngjashmëri­në me Vierin - "Kemi ngjashmëri në konstrukt, por peshoj 101 kilogramë (qesh). Goli i parë i tij, njësoj si ai imi me Sasuolon".

Për të ardhmen - "Mentalitet­i im është të rritem gjithmonë. Jam 26 vjeç dhe nuk kam arritur ende majën. Për këtë duhet të punosh çdo ditë fort".

Për Lautaron - "Para se të vija tek Interi, pashë një ndeshje miqësore të tyre, menjëherë dallova Lautaron dhe mënyrën se si ai lëvizte. Mendova se nëse luanim së bashku, mund të ndihmonim njëri-tjetrin për të dhënë maksimumin për skuadrën. Kur mbërrita, e telefonova menjëherë dhe u bëmë shokë. Kjo, pasi edhe unë flas pak spanjisht dhe kështu komunikimi ishte më i lehtë".

 ??  ?? Prezantohe­t Morina, pezull afrimi i Bruno Ditës
Prezantohe­t Morina, pezull afrimi i Bruno Ditës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania