Panorama Sport (Albania)

Firmos Eriksen: Inter, bashkë do argëtohemi

Historia e mesfushori­t që eliminoi në grupe skuadrën zikaltër

-

"Historia ime ka nisur në Midelfart, ku ëndërrova të bëhesha futbollist profesioni­st. Kjo ëndërr u bë realitet". I vogli Kris u lind në 14 shkurtin e vitit 1992 në një ishull në jug të Danimarkës, jo larg nga Odense. Aty ka lindur edhe shkrimtari i njohur Hans Kristian Andersen. Dhe "përralla" e Eriksenit nisi këtu, sepse në vitin e lindjes së tij Danimarka fitoi Europianin. U rrit në ekipin e qytetit dhe u stërvit nga i ati Tomas. Ëndërron të bëhet Toti i ri, me të cilin luante në "Play Station". Në moshën 13-vjeçare kalon te të rinjtë e Odenses dhe në vitin 2008, pas një prove te Milani, kalon me Ajaksin. Aty filloi të shndërrohe­j në një lojtar të rëndësishë­m për formacioni­n holandez dhe sapo kishte mbushur 20-vjetorin arriti 100 ndeshje me fanellën e "Harkëtarëv­e". Luante kundër Mançester Junajtid dhe fitoi 2-1. Pati disa duele me Eshli Jangun, të cilin tani e ka shok skuadre tek Interi. Është viti 2012 dhe në këtë moment, Kris njeh dashurinë e jetës së tij, Sabrinën. E krahasonin me Laudrupin, ndërsa në Holandë e konsideron­in Shnajderi i ri. Pikërisht në Milano, Eriksen sfidoi Italinë për Botërorin e vitit 2014. Eriksen fitoi kampionati­n holandez dhe tani si "i pjekur" ishte koha për të kaluar në një kampionat më të fortë. Me Totenhemin në sezonin e parë luajti 36 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe 12 asiste. U zgjodh lojtari më i mirë nga tifozët e "Spërsave". Nën drejtimin e Mauricio Poçetinos ai jep më të mirën e tij dhe ndihmon Totenhemin që të arrijë rezultate shumë të mira në Angli dhe në Europë. Në vitin 2018 udhëheq Danimarkën drejt Botërorit të Rusisë dhe konsideroh­et si "mbreti" i ri. Shënon gol në Botëror dhe kualifikon ekipin për në raundin tjetër, por aty humbet penalltinë kundër Kroacisë. Viti 2018 ishte i bukur edhe në aspektin personal, kur bëhet baba. Golin e parë në sezonin 2018-2019 e shënon pikërisht në portën e Interit, por goli i tij u përmbys nga Ikardi dhe Vesino. Si të mos mjaftonte ai gol, Eriksen u shënon edhe në "Uembli", duke eliminuar në grupe skuadrën e drejtuar në atë kohë nga Spaleti. Tani vjen në Milano për t'u dhuruar mbrëmje magjike tifozëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania