Panorama Sport (Albania)

Kukësi, akord me kapitenin e Luftëtarit

Lojtari pret sot vendimin e DHZK-së për të bërë transferim­in

- SKERDILAID SULOZEQI

Kapiteni i Luftëtarit, Aurel Demo, pritet të jetë afrimi i parë zyrtar i Kukësit në merkaton e janarit. “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht nga burime pranë klubit verilindor dhe vetë lojtarit, se palët kanë gjetur marrëveshj­en dhe brenda javës gjithçka do të marrë formë zyrtare. Në fakt, sot në orën 13:00, futbollist­i që prej dy vitesh është pjesë e gjirokastr­itëve, pret të mësojë vendimin e Dhomës së Zgjidhjes së Konfliktev­e në FSHF. Mbrojtësi ka paditur klubin e Luftëtarit dhe pretendon se ka disa rroga të pamarra nga sezoni i kaluar, ndërsa kërkon të dalë lojtar i lirë dhe njëkohësis­ht t’i njihet borxhi që klubi duhet t’i shlyejë. Në këto kushte, menjëherë pas vendimit të DHZK-së, 23vjeçarit me origjinë nga Kuçova i hapet rruga e transferim­it te Kukësi, aty ku do të gjente ish-shokët e skuadrës në vitet e kaluara te Luftëtari si Shkurtaj, Abazaj dhe Rroca. Marrëveshj­a e lojtarit me klubin verilindor është arritur, kështu që është vetëm çështje orësh që Demo të jetë zyrtarisht një futbollist i ekipit verilindor. Gazeta mëson se ai është një kërkesë e vetë trajnerit Shpëtim Duro, pasi bëhet fjalë për një futbollist që bën disa role në repartin mbrojtës. Ai mund të luajë në të dyja krahët, por edhe në qendër, ndërsa në raste emergjente mund të përdoret edhe në mesfushë. Në sezonin e kaluar Demo luajti me Luftëtarin disa ndeshje edhe si sulmues krahu.

Cilësitë e 23-vjeçarit, që për herë të fundit mbajti shiritin e kapitenit të Luftëtarit në ndeshjen ndaj Tiranës, e kanë bindur Duron për ta afruar në ekip. Demo konsideroh­et si xhol në repartin e prapavijës dhe në këtë mënyrë do të zëvendëson­te largimin e maqedonasi­t

Tome Kitanovski. Lojtari është formuar si futbollist në Greqi, ku për dy sezone luajti me Panegalios, ndërsa nga janar 2018 u bë pjesë e Luftëtarit, që në atë kohë drejtohej nga Hasan Lika. Me fanellën bluzi në Kategorinë Superiore mbrojtësi ka luajtur deri më tani 49 ndeshje, ndërsa ka arritur të shënojë edhe një gol gjatë sezonit të kaluar ndaj Skënderbeu­t.

Situata me Gjelbrim Taipin

Një objektiv konkret për Kukësin është 27-vjeçari Gjelbrim Taipi, i cili ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ndërsa në sezonet e fundit është aktivizuar në Zvicër. Pas tentativës së dështuar për të afruar mesfushori­n në verën e vitit të kaluar, te Kukësi besojnë se mund ta bindin në këtë limit të merkatos. Mësohet se lojtari ka ofertë konkrete nga klubi zviceran, Shafhauzen, por te Kukësi nuk i kanë humbur shpresat. Klubi po shfrytëzon njohjet personale të drejtorit Nexhipi me lojtarin dhe pjesëmarrj­a e Kukësit në Kupat e Europës, pa harruar garën për titullin kampion në Shqipëri, mund ta bindin Taipin. Gjithsesi, kjo do të qartësohet në ditët e ardhshme.

 ??  ?? Kapiteni i Luftëtarit, Aurel Demo, gjatë ndeshjes së fundit me Tiranën
Kapiteni i Luftëtarit, Aurel Demo, gjatë ndeshjes së fundit me Tiranën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania